Trajneri Panuçi dhe kapiteni Agolli: Në fushë të kërkojmë më shumë

584
Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Panuçi dhe kapiteni Agolli, kanë treguar situatën në skuadrën tonë Kombëtare, njëherësh edhe synimin për ndeshjen sot me Italinë. “Mendoj se skuadra mund të bëjë shumë më tepër. Lojtarët nuk duhet të kënaqen me pak, por të kërkojnë më shumë. Të luash me Spanjën është diçka krejtësisht e veçantë, dhe jam shumë i gëzuar si luajtëm, sidomos gjatë pjesës së dytë. Duhet të heqim nga mendja alibitë, dhe ndaj Italisë të bëjmë një ndeshje më të mirë se në Spanjë. I kemi të gjitha mundësitë”, kështu deklaroi mes të tjerave trajneri Panuçi, ndërsa kapiteni Agolli, tregoi reflektimin për humbjen me Spanjën, dhe lojën që duhet bërë sot. “Këto janë ndeshje që të ngrenë adrenalinën,. Ne i kemi analizuar gabimet me Spanjën, por nuk është i rëndësishëm vetëm rezultati, duhet të ngrihemi sa më shumë në lojën tonë”.
Sigal