Holanda e pa shpresë

610
Nga Agron KAJA
BOTËRORI 2018/ Sot dhe nesër, mbyllen ndeshjet kualifikuese të zonës së Evropës 
Vetëm tre janë skuadrat të cilat e kanë siguruar kualifikimin e tyre për ndeshjet finale të Botërorit “Rusi 2018”, për zonën e Evropës, dy ndeshje para mbylljes së tyre në grupe. Dhe është Gjermania që bën të veçantën me 9 fitore në 9 ndeshje, duke e quajtur kështu një “Guiness” në këto kualifikuese. Jo vetëm kaq, por me 39 gola të shënuar, me një mesatare 4.5 gola për ndeshje, gjermanët e kanë shpallur kandidaturën e tyre për trofeun botëror. Edhe Belgjika thuajse është e përafërt me Gjermaninë, pasi në Grupin H, në 9 ndeshje renditet në vendin e parë me 25 pikë, 9 pikë para Greqisë së vendit të dytë. Anglia e morri pak më shtruar kualifikimin, pasi në 9 ndeshja ka arritur 7 fitore dhe 2 barazime, por ende e pamundur prej asnjë skuadre të grupit E. Por, në të gjitha grupet ka situata të komplikuara për skuadrat e para dhe të dyta, këto të fundit hyjnë në play-off. Në Grupin A, Franca dhe Suedia kërkojnë vendin e parë, por francezët duken më afër, pasi luajnë me Bjellorusinë, ndërsa Suedia luan në Holandë, ku “Tulipanët” do kërkojnë mrekullinë. Në Grupin B, Zvicra do ta ketë të vështirë ndeshjen e fundit me Portugalinë, pasi është 3 pikë larg, dhe të dyja kërkojnë vendin e parë në grup që të kualifikon direkt në Botëror. Në Grupin D, janë tre skuadra në startin për dy vendet e para. Serbia luan në fushën e saj me Gjeorgjinë, ndërsa Uellsi pret Irlandë, ku edhe do të ndahet ndoshta vendi i dytë. Polonia ka rivale Danimarkën për vendin e parë në Grupin E, por polakëve ju duhet vetëm barazimi me Malin e Zi, i cili është në garë për vendin e dytë me Danimarkën, që pret në fushën e saj Rumaninë. Në Grupin F janë tre skuadra për vendin e dytë, pasi Anglia e ka siguruar kualifikimin. Sllovakia pret Maltën dhe është më pranë play-off-it, ndërsa në sfidën Slloveni-Skoci, vetëm fitorja i çon në këtë ndeshje. Duke qenë e para në Grupin H, Belgjika është e qetë në ndeshjen e sotme me Qipron, por vendi i dytë mbetet enigmë. Greqia pret Gjibraltarin dhe matematikisht e ka të sigurt fitoren, ndërsa Bosnja në Estoni mund ti besojë vetëm ëndrrës. Në Grupin I, situata është e vështirë për tre skuadra: Islanda 19 pikë, Kroaci dhe Ukraina me nga 17 pikë. Islanda pret Kosovën e vendit të fundit dhe shikohet si e para e grupit, ndërsa sfida Kroaci-Ukrainë do të nxjerrë skuadrën e vendit të dytë, por që kroatët duken më të avantazhuar. 
Grupi C, i vetmi që i ka zgjidhur verdiktet, me Gjermaninë në vendin e parë dhe të kualifikuar në Botëror, dhe me Irlandën e Veriut në vendin e dytë, e cila hyn në zonën e play-off-it
Skuadrat e kualifikuara
GJERMANIA
Grupi C/ 27 pikë
Nd 9, F 9, B 0, H 0, G 38:3
ANGLIA
Grupi F/ 23 pikë
Nd 9, F 7, B 2, H 0, G 17:3
BELGJIKA
Grupi H/ 25 pikë
Nd 9, F 8, B 1, H 0, G 39:6
Luhen sot
GRUPI D/ Ndeshjet e fundit
Sot, 9 tetor 2017
Moldavi-Austri 20:45
Serbi-Gjeorgji 20:45
Uells-Irlandë 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Serbi 9 18
1.Uells 9 17
3.Irlandë 9 16
4.Austri 9 12
5.Gjeorgji 9 5
6.Moldavi 9 2
GRUPI I/ Ndeshjet e fundit
Sot, 9 tetor 2017
Islandë-Kosovë 20:45
Finlandë-Turqi 20:45
Ukrainë-Kroaci 20:45 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Islanda 9 19
2.Kroacia 9 17
3.Ukraina 9 17
4.Turqia 9 14
5.Finlanda 9 8
6.Kosova 9 1

Luhen nesër
GRUPI A/ Ndeshjet e fundit 
Të martën, 10 tetor 2017
Francë-Bjellorusi 20:45
Holandë-Suedi 20:45
Luksemburg-Bullgari 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Francë 9 20
2.Suedi 9 19
3.Holandë 9 16
4.Bullgari 9 12
5.Luksemburg 9 5
6.Bjellorusi 9 5
GRUPI B/ Ndeshjet e fundit
Të martën, 10 tetor 2017
Portugali-Zvicër 20:45
Hungari-Andorrë 20:45
Letoni-Ishijt Faroe 20:45 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Zvicra 9 27
2.Portugalia 9 24
3.Hungaria 9 10
4.Ishujt Faroe 9 9
5.Letonia 9 4
6.Andorra 9 4
GRUPI H/ Ndeshjet e fundit
Të martën, 10 tetor 2017
Belgjikë-Qipro 20:45
Estoni-Bosnje H 20:45
Greqi-Gjilbraltar 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Belgjikë 9 25
2.Greqi 9 16 
3.Bosnje 9 14
4.Estoni 9 11
4.Qipro 9 10
6.Gjilbraltar 9 0
Sigal