Cikalleshi: Një gol duhet ta kishim bërë

Sokol Cikalleshi u fut në fushë në pjesën e dytë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë.

Sulmuesi kavajas pati një mundësi të mirë për të zhbllokuar sfidën që përfundoi në barazim pa gola.

Sigal

31-vjeçari preku disa tema në prononcimin për Supersport, ku ndër të tjera tha: “Sot ishte një ndeshje që mendoj se duhej fituar, por pamë një Gjeorgji që ishte rreshtuar mirë mbrapa, edhe teknikisht ishin mirë. Kjo ndikoi që të mos i vendosnim gjatë gjithë kohës në presion.

Kishim mundësi për të fituar ndeshjen, kishim raste unë, Vrioni dhe Çekiçi. Një gol duhet ta kishim bërë. Kemi edhe pak rrugë përpara për të mbërritur aty ku duam.

Kur luan ndaj Spanjës gjëja primare është mbrojtja, ndërsa me ekipe që janë deri diku në nivelin tonë, ne duhet të tentojmë diçka më shumë, por duhet edhe garanci pas. E treguam sot, ishim solidë në mbrojtje. Të mundohemi të përmirësojmë atë që kemi deri në qershor”.