Trajneri i Portugalisë me “laps dhe letër” në dorë: Na duhen sërish pikë për kualifikimin, rezultati s’ka rëndësi

51
Sigal

Portugalia triumfoi 3-2 me Ganën, në ndeshjen e parë të Botërorit për luzitanët. Pas këtij takimi, ka folur për mediat trajneri i portugezëve, Fernando Santos.

“Rezultati 3-2 nuk ka fare rëndësi. Ne duhet të shikojmë gjërat e rëndësishme, ato që ishin shumë pozitive. Ne patëm një pjesë të parë që nuk u arrit plotësisht ajo që donim, por kishim një ekip shumë të organizuar. Gana nuk nuk arriti të na rrezikojë pasi ne i bllokuam shumë mirë.

Ne patëm një pjesë të dytë të mirë, shënuam dhe golin, pastaj nuk e di se si ndodhi ai gol i Ganës. Por di të them që ndodhin këto gjëra që nuk duhej të ndodhnin. Pastaj u zgjuam përsëri, u kthyem në lojë, dhe ju e shikuat si përfundoi.

Dy golat u realizuan nga krahu i djathtë? Ky nuk mendoj që është problemi im, por i atyre (Ganës). Lojtarët e mi do t’i analizoj më pas.

Llogaritë në grup janë të thjeshta, na duhet një tjetër fitore. Barazimi nuk më intereson shumë. Këto ishin tre pikë të vlefshme” – tha ai.