Trajneri i Gjermanisë bën tifo për Mesin: Nëse jeni tifoz futbolli, dëshironi që ai të fitojë Kupën e Botës

144
Sigal

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flik, ka dhënë opinionin e tij për finalen e madhe të Botërorit të Katarit mes Francës dhe Argjentinës.

Flik ka thënë se dëshiron që Mesi dhe argjentinasit të triumfojnë, për shkak të asaj çka “Pleshti” i ka dhënë futbollit gjithë këto vite.

“Nëse jeni tifoz futbolli dhe e doni këtë sport, padyshim që dëshironi që Messi të fitojë Kupën e Botës. Ai ishte lojtari më i fortë i 10 viteve të fundit”, tha trajneri i “Nationalmanschaft”.