Të hënën pasdite, te Skënderbeu pati një shqetësim momental për futbollistin Enis Gavazaj, i cili shfaqi një shqetësim gjatë seancës stërvitore, por gjithçka u rikuperua nga stafi mjekësor, dhe futbollisti vijoi deri në fund stërvitjen. Dy lojtarët e tjerë, të cilët kanë shfaqur probleme gjatë javës në seancat stërvitore, Vangjeli dhe Nimaga, janë bashkuar të hënën me pjesën tjetër të skuadrës dhe janë plotësisht të gatshëm. Sa i përket formacionit, porta, pa dyshim që nis me Shehin, ndërsa mbrojtja me kapitenit Vangjeli, Radas, Jashanica e Mici. Në mesin e fushës, Osmani do të jetë së bashku me Nimagën, dhe Lilajn pak më i zhvendosur para, në skemën 1-4-2-1-3. Sulmi është po i njëjti, me Soue në majë, me Latifin nga e majta dhe me Gavazajn në krah të djathtë.