Qetësohet Cvitanoviç, rikthehet sulmuesi Soudani

485
Gjatë kësaj jave përgatitore, trajneri i Dinamos së Zagrebit, Mario Cvitanoviç, ka pasur edhe një arsye për të qenë optimist para ndeshjes së kthimit me Skënderbeun. Pasi skuadra e drejtuar prej tij ka fituar 2-0 në kampionat ndaj Slaven Belupo, për të enjten trajneri do të ketë të gatshëm edhe dy lojtarë të rëndësishëm, sulmuesin Hilal Sudani dhe Domagoj Antoliç. Sulmuesi algjerian i ka shënuar 3 gola Skënderbeut dy vite më parë, ndërsa për arsye dëmtimi mungoi në ndeshjen e parë në Zagreb. Misioni i korçarëve kështu duket se do të jetë më i vështirë për të enjten në “Elbasan Arena”, pasi Dinamo ka të gatshëm “vrasësin” e Skënderbeut. Kroatët pritet të jenë të freskët ndaj Skënderbeut, pasi shumë titullarë u lanë pushim të dielën në ndeshjen e kampionatit me Sllaven Belupo.
Sigal