Tirana-Skënderbeu mbyllet me gol dhe sherr në “Selman Stërmasi”

576
Sigal

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 ndeshja Tirana-Skënderbeu. Një fitore e çmuar e bardhebluve në frymën e fundit, aq më tepër që po luanin me 10 lojtarë, pas dëmtimit të Oduamadit në minutën e 60-të, kur trajneri Mema i kishte kryer të tre ndërrimet.

Goli i Hasanit në fundin e ndeshjes ka bërë që në kampin bardheblu të kthehet qetësia. Pas golit ka pasur tension në tribunën e stadiumit “Selman Stërmasit”, ku ndodheshin drejtuesit e dy skuadrave. Skënderbeu pati më shumë raste, por shpërdoroi me Krasniqin dhe Bregun.