Tirana largon frikën e fillimit me “manita”, fitojnë Kukësi dhe Bylisi! Vllaznia me Teutën e zgjidhin kualifikimin në Durrës

292
Sigal

Janë luajtur takimet e para të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë ku nuk kanë munguar goleadat, por edhe surprizat. Në Tiranë, Besëlidhja e kanë nisur ndeshjen në mënyrë shumë të mirë duke realizuar për epërsinë e befasishme në minutën e 7-të pas një goli të bukur të Hoxhës.

Por avantazhi i tyre zgjat vetëm 20 minuta, pasi në të 27-ën Idi Batha nuk do gabojë nga 11 metrat duke rikthyer barazpeshën.

Gjashtë minuta na fundi i pjesës së parë Elton Kale do të kalojë bardheblutë në avantaz pas një aksioni model.

Në pjesën e dytë, Tirana do të shënojë dhe tre herë të tjera, me Toranës, sërish brazilianin Kale dhe mesfushorin Sidibe.

Vllaznia e nis me marshin e pestë në “Loro Boriçi” duke ndëshkuar Teutën në minutën e 7-të me Zogajn dhe 15 minuta më pas me brazilianin Hygor, që tregohet i saktë nga pika e penalltisë.

Teuta do të rihapë çështjen e kualifikimit në pjesën e dytë kur Kallaku do realizojë për rezultatin 2-1, ndërsa në limitet e sfidës Kapllani do të barazojë shifrat duke e spostuar kualfikimin për në “Niko Dovana”.

Kukësi e nis mjaft mirë përballjen e tij me Apoloninë në “Loni Papuçiu”, madje sulmuesi Kuper do gjejë dhe golin e tij të parë me fanellën blu në minutën e 33-të duke krijuar iluzionin e një fitoreje të lehtë.

Por Ejoh me një supergol në minutën e 70-të do kthehjë me këmbë në tokë verilindorët e Shehit, që shkunden nga goli i pësuar dhe pak para përfundimit shënojnë me Bruno Lulajn për të siguruar fitoren dhe praktikisht kualifikimin.

Bylisi befason Skënderbeun në takimin e luajtur në “Adush Muça”. Mallakastriotët kanë triumfuar 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Bajramaj në minutën e 56-të, teksa korçarët duhet të fitojnë me të paktën dy gola për të siguruar gjysmëfinalen.