Prodhimi në “kosh”, breshëri shkatërron gjithçka në Maliq (VIDEO)

936
Sigal

Moti është jo anën e fermerëve. Këto pamje amatore tregojnë stuhinë e breshërit që përfshiu këtë te enjte disa fshatra të Maliqit. Dëmet janë të shumta në pemët frutore kryesisht si molla, kumbulla, qershia, rrushi.

Fermerët shprehen se janë dëme të parikuperueshme në këto prodhime ku pjesa me e madhe kanë rënë poshtë dhe ato pak fruta të mbetura në pemë nuk mund të prodhohen pasi janë goditur nga breshëri.

Dëme ka pasur edhe në kultura të tjera bujqësore si gruri, fasulja dhe patatja. Fermerët ndihen të pashpresë pasi nuk do të ketë prodhimi të këture kulturave sivjet dhe të ardhurat e vetme i sigurojnë në bujqësi.