Thomas Strakosha pranë rinovimit me Lazion, ja sa para do të përfitojë në kontratën e re

421
Sigal

Thomas Strakosha është gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës me Lazion. Klubi bardhekaltër është gati që t’i ofrojë një kontratë deri në vitin 2025, teksa aktualja skadon në vitin 2022.

Skuadra që mban vendin e dytë në renditje kërkon që të evitojë ndonjë surprizë të pakëndshme, pasi portieri i kombëtares sonë kërkohet nga shumë skuadra.

Me kontratën e re, ai do të përfitojë 2 milionë euro nga 1.5 milionë euro që përfiton aktualisht. Një përmirësim i vogël që mund të mos jetë i mjaftueshëm në rast të një oferte të rëndësishme.

Strakosha këtë sezon ka shkëlqyer duke pësuar vetëm 23 gola në 26 javë, duke qenë portieri me më pak gola në Seria A.

Strakosha tani është duke ëndërruar për një trofe të katërt, i cili do të ishte më i bukuri dhe i jashtëzakonshëm. Gjithsesi për momentin duhet të mendojë vetëm rikthimin në fushë.