Nga 15, në 25 minuta/ FIFA shqyrton rritjen e kohës së pushimit mes dy pjesëve të ndeshjes

222
Sigal

Propozimi i CONMEBOL-t për të rritur kohën e pushimit mes pjesëve të ndeshjeve të futbollit nga 15 në 25 minuta, për të siguruar një lloj argëtimi, sikurse është modeluar në sportet amerikane, do të diskutohet më 27 tetor nga Bordi Ndërkombëtar i FA, organi që krijon çdo ndryshim dhe risi të rregullave të lojës e futbollit.

Një zgjatje e pushimit në 20 minuta ishte propozuar nga FIFA në vitin 2009, por u refuzua.

Ligji numër shtatë aktualisht thotë se “lojtarët kanë të drejtë për një interval në pjesën e parë, jo më shumë se 15 minuta”.

Kërkesa e organit që drejton futbollin e Amerikës së Jugut është future në programin e takimit të konsulentëve ekspertë të IFAB.