Presidenti Meta përshëndet emërimin e Arjan Dodaj, si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës

635
Sigal

Përmes një postimi në facebook, Presidenti Meta ka përshëndetur emërimin nga Papa Francesku të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës.

Postimi i Presidentit Meta:

“Mësova me shumë kënaqësi lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës.

Duke i uruar punë të mbarë në misionin e tij, jam i bindur që emërimi i Imzot Arjan Dodaj në këtë detyrë të rëndësishme, pikërisht në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve Katolike, do të forcojë akoma më shumë dedikimin e tij të njohur, në shërbim të besimtarëve katolikë në vendin tonë.”