Koronavirusi në Itali/ Brenda 24 orëve ndërrojnë jetë 610 persona duke e çuar numrin total në 18,279

372
Sigal

Ditën e sotme në Itali janë regjistruar një numër më i lartë viktimash e personash të infektuar se një ditë më parë, në periudhën kohore 24 orë.

Sot janë regjistruar 610 viktima më shumë dhe numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 18 279.

Përveç kësaj, janë regjistruar 4204 raste më shumë pozitive në 24 orë, duke e çuar numrin total të tyre në 143 626.

Gjatë 24 orëve të fundit në Italia ka pasur 1979 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e tyre në 28 470.

Përmirësim ditë pas dite kanë pacientët në terapi intensive ku sot janë 88 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre që po kurohen është sot 3605.

Në Lombardi, rajoni verior më i gjunjëzuar nga pandemia regjistron sot 54 802 të infektuar e 10022 viktima.

Në Itali janë kryer deri më sot 853 369 tamponë.