Rihapja e kufijve të jashtëm, BE mund ta shtyjë deri në 1 korrik

360
Sigal

Bashkimi Europian po planifikon një strategji të re sa i përket rihapjes së kufijve me vendet jo- anëtare.

Kufijtë mund të hapen më 1 korrik pasi disa vende anëtare e kanë propozuar diçka të tillë.

Në fakt si datë ishte parashikuar 15 qershori por mund të ketë edhe një ndarje, disa vende të hapin kufijtë më 15 qershor dhe disa të tjera më 1 korrik. Spanja për shembull ka marrë vendimin tashmë që që ditën e parë të korrikut të lejojë hyrjen e e gjithë turistëve të huaj që sezonin veror.

Një plan të posaçëm do të ketë dhe për hyrjen në BE të qytetarëve jo pjesë e unionit që do të prezantohet javën tjetër.