‘Tërmet’ në peshëngritje, Godelli e Pulaku pozitiv në anti-doping!

428
Sigal

TIRANE – Ditë të zeza për peshëngritjen shqiptare. Pas kampiones Romela Begajt tashmë dy peshëngritës të tjerë shqiptarë kanë rezultuar pozitiv në testin anti-doping duke u pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet sportiv. Bëhet fjalë për kampionin e Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, Daniel Godelli dhe kamionin e Europës për të rinjtë Hysen Pulaku.

Rezultatet e anlizave të para të kryera nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut konstatojnë prani të substancës së ndaluar stanozolol tek kampioni 22-vjeçar nga Peqini Daniel Godelli dhe Pulaku, peshëngritësin që u radhit i 10-i në peshën 85 kilogramë në dy garësh në kampionatin e Kazakistanit. Ishte pikërisht ky kampionat që i dha kupën e fitores Godellit  me dy medalje ari dhe një argjendi, duke u shpallur kampion i Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, nënkampion i Botës në shtytje dhe kampion i Botës në dygarësh.

Godelli per Shqiptarja.com: I habitur, askush s’me njoftoi per rezultatet
Në një prononcim telefonik për Shqiptarja.com, kampioni Godelli thotë se është i habitur nga ky lajm dhe se është njohur me rezultatet e anlizave vetëm përmes mediave. Ai shton se nuk është lajmëruar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, apo qoftë edhe nga Federata jonë Sipas rregullores, peshëngritësit njihen me rezultatet e testit “anti-doping” pas 21 ditësh, ndërkohë që ky afat ka kaluar nga shpallja e Godellit kampion bote në kazakistan më 12 Nëntor.