Kategoria e Parë
Kastrioti dhe Pogradeci janë “kampionët” e dimërit
Nga Moisi Dalipi

Skuadrat e Kategorisë së Parë me ndeshjen e javës të 12 –të kanë mbyllur pjesën e parë të kampionatit të tyre. Edhe ndeshjet e kësaj jave janë shoqëruar me dëshirën e madhe të ekipeve për ti bërë një mbyllje sa më të mirë kësaj periudhe sportive. Edhe pse të luajtuara në terrene jo fortë të përshtashme, në përgjithësi ndeshjet e të dyja grupeve kanë pasur si nxitje specifike mbylljen sa më mirë të llogarive të vitit 2019. Kësisoj pas ndeshjeve të kësaj jave jemi njohur dhe me “kampionët” e dimërit, siç janë mësuar ti vlersojnë dhe me pozicionet në klasifikim të çdo skuadre. Tashmë në një farë mënyre mund të bëjnë dhe retrospektivën e çdo skuadre për këtë pjesë të parë të sezonit. Por më parë le të njihemi me rezultatet e javës fundit dhe klasifikimin:
GRUPI A
KASTRIOTI-VELEÇIKU 3-0
(Çela 37′, Ajazi 63′, Daci 85′)
EGNATIA-BESËLIDHJA 0-0
KORABI-TËRBUNI 1-0
(Skuka 44′)
DINAMO-BURRELI 0-1
(Mallunxa 54′)
Renditja në Grupin A
1 . Kastrioti 27 Pikë
2.Besëlidhja 19 Pikë
3.Korabi 19 Pikë
4.Erzeni 18 Pikë
5.Burreli 15 Pikë
6.Egnatia 13 Pikë
7 Tërbuni 10 Pikë
8.Veleciku 10 Pikë
9.Dinamo 6 Pikë![]()
Vendi i parë në këtë grup është për Kastriotin e Krujës.Treguesit më mirë për këtë skuadër të drejtuar nga trajneri njohur Ramazan Ndreu. Plotë 27 pikë në 12 javë, në bilacin me 8 fitore,3 barazime dhe vetëm 1 humbje. Golëvarazhi tepër pozitiv dhe më i mirë nga të gjithë ku ka shënuar 17 gola dhe ka pasuar vetëm 5 gola. Në këto katër javët e fundit mori kryesimin e grupit dhe tashmë është shkëputur me 8 pikë nga ndjekësit, më afër Beslidhja dhe Korabi. Vështirë që pjesën e dytë të kampionatit të gabojë dhe të lëshojë vendin e parë në grup. Është një skuadër që kërkon me çdo kusht rikthimin në Kategorinë Superiore. Besëlidhja hyri në këtë kampionat me mendimin se do të ishte ekipi më mirë që do të vështronte vetëm vendin e parë. Pjesa e parë e kampionatit i ka dhënë vetëm vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka dhe Korabi. Fitore 6, barazime 4 dhe humbje 2, 16 gola të shënuar dhe 7 të pësuar. Në disa ndeshje skuadra lezhjane nuk ka qënë në lartësinë e kërkuar, duke i kushtuar asaj dhe pikët e lëna në javët e ndryshme. Gjithsesi kampionati ka dhe 12 javë për të zhvilluar dhe çdo gjë mund të ndodhë. Fundi sezonit do të tregoj gjithëçka. Korabi në vendin e tretë në grup me aq pikë sa kanë dhe lezhjanët 19. Disa javë morën dhe kryesimin e grupit, duke u menduar se do ta mbyllnin kështu 2019-n. Humbjet më të fortë si Besëlidhja dhe Kastrioti na kujtoi fillimin jo të mirë të sezonit. Gjithësesi është një skuadër që nuk dorëzohet lehtë, ndaj besohet se dhe pjesën e dytë të sezonit do jetë protagoniste. Erzeni vendi katërt në klasifikim me 18 pikë , diçka më pak se dy skuadrat e tjera që janë më lartë. Fitorja e javës së fundit e marrë në tavolinë 3-0 ndaj Shkumbinit i dha tre pikët për të ardhur në vendin e katërt në klasifikim.
Burreli e mbylli këtë pjesë të sezonit me vendin e pestë në klasifikim me 15 pikë. Një skuadër e prezantuar e fortë me të fortët dhe dobët me të dobtët. Shpreson shumë tek merkatoja e janarit përafruar ata futbollistë që do ti siguronin qëndrimin në kategori.
Egnatia vendi gjashtë për rrogozhinasit me 13 pikë që kanë në bilacin e tyre më shumë humbje dhe barazime dhe humbje se sa fitore. Me vetëm 3 fitore dhe 5 barazime vështirë se mund të mendohet se do të jetë për kreun e klasifikimit. Tërbuni tani së fundi e kuptoj se kampionati luhet çdo javë dhe jo vetëm për javët e fundit, kur ka shkarkuar dhe trajnerin Kërnaja. Me 10 pikët që ka për momentin shpreson se me ndryshimet që mund të bëjë të sigurojë mbijetesën. Veleçiku , i parafundit në renditjen e grupit , me vetëm 8 pikë. Tepër i rrezikuar për të siguruar mbijetësën , i bënë shoqëri Dinamos në vendet e fundit. Dinamo një zhgënjim i plotë, teksa është në vendin e fundit. Me vetëm dy fitore që kanë dhënë 6 pikë, ku njëra është “dhurata” nga ndëshkimi Shkumbinit i zbritur tashmë në Kategorinë e dytë. Vështirë, shumë vështirë se importi me italianët do të sjell ndonjë gjë positive në pjesën e dytë të sezonit. Edhe grupi B me ndeshjet e javës fundit për vitin 2019, ka fiksuar në tabelën e renditjes profilet e 10 skuadrave. Rezultatet e javës fundit nuk ndikuan shumë në pozicionet në klasifikim, por gjithsesi na dhanë një “foto –finish” që duhet marr në kosiderat. Dhe më mirë le të japim komentet dhe vlersimet tona për çdo skuadër.![]()
GRUPI B
POGRADECI-ORIKU 1-0
(Shkullaku 82′)
DEVOLLI-ELBASANI 3-1
(Cane 53′, Çela 67′, Kame 84′ / Cema 45′)
APOLONIA-TURBINA 3-1
(Gjata 4′, Zoga 61′, Mihana 76’/ Shanaj 8′)
SHËNKOLLI-ILIRIA 3-2
(Gruda 41′, Danaj 57′, Miloti 69’/ Xhymerti 33′, Xhaferri 90′)
BESA 0 1 LUSHNJA
(Mezini 66`)
Renditja në Grupin B
1 Pogradeci 26 Pikë
2.Lushnja 25 Pikë
3.Apolonia 23 Pikë
4..Besa 17 Pikë
5.Devolli 16 Pikë
6 Oriku 15 Pikë
7 .Iliria 15 Pikë
.8 ..Shënkolli 13 Pikë
9 .Turbina 11 Pikë
10 Elbasani 7 Pikë![]()
Pogradeci është në vend të parë me 26 pikë. Në pjesën e parë të sezonit ka arritur të marrë 8 fitore , 2 barazime dhe vetëm 2 humbje, me 18 gola të shënuar dhe 11 të pësuar. Fitorja e javës fundit me Orikun me rezultatin 1-0 e mbajti një krye të klasifikimit. Rivaliteti në këtë grup është madh, por liqenorët tashmë së fundi janë bindur se kanë kanidaturën për Kategorinë Superiore. Lushnja në vendin e dytë me 25 pikë .Pak kush e mendonte se myzeqarët e Gjylës do humbisnin kryesimin e grupit këto javët e fundit. Tre humbjet e pësuara i ka jashtë fushës saj, çka do thotë se në llogariët që bën, duhet të marri parasysh dhe fitore jashtë fushës. Mbetet rivale e denjë deri në fund për rikthimin pas shumë sezoneve në në grupin e më të mirëve të futbollit shqiptar. Apollonia me 23 pikë mban vendin e tretë në grup. Është skuadra me treguesit më të mirë me 7 fitore 2 barazime dhe 3 humbje me 24 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.Ka humbur ndeshje me kryesuesit , por mendon të rikuperoj shumë pikë ne pjesën e dytë të sezonit.Mbetet rival për të kapur Kategorinë Supriore. Besa, krejt ndryshe e kishim menduar. Fundi pjesës parë të sezonit i ka dhënë vendin e katërt me 17 pikë. Trajneri Magani ka krijuar skuadër të mirë për të luajtur futboll , por jo ekip për fituar në mënyrë ritmike. Zhvillimi ndeshjeve në “emigracion”ka ndikuar jo pak në gjëndjen e pikëve që ka për momentin kjo skuadër . Devolli me 16 pikë është rreshtuar në vendin e pestë në grup.Nuk është tani së fundmi ajo skuadër e javëve të para me tajner Stavri Nicën. E habitshme se si nga kryesuese kapin mesin e klasifikimit kaq shpejt. Gjithsesi ka ende për reflektim .
Iliria, një suprizë e bukur në që në këto javët e fundit nuk e mbylli siç dëshiront e . Gjithsesi vendi 6 me 15 pikë është një siguri për mbijetesën në pjesën e dytë të kampionatit. Oriku në vendin e shtatë në klasifikim me 15 pikë .Këtë sezon skuadra bregdetare është të qenurit e sezonit kaluar , kun ë fushën e saj nukfalte askëndShpreson ndryshimin me trajnerin Memushi në pjesën e dytë të kampionatit. Shënkolli , me vendin e e 8 në klasifikim që pas fitores të kësaj jave ka rritur shpresat për mbijetës.Në pjesën e dytë të sezonit , mund tës jetë befasia e grupit . Turbina vendi 9 klasifikim me 11 pikë , por me problemet e ballafaquara në ditët e fundit shumë vështirë se do ta ketë sigurimin e mbijetesës.Në futbollin shqiptarë ështrë I vështirë parashikimi , ndaj dhe në Cërrik vazhdojën të shpresojën.Elbasani ,i fundit në grup me 7 pikë.Është e vetmja skuadër që ka filluar ta ndiej stinën e dimërit që në muajin gusht .




















