Partizani vuan shumë për golin, Zekiç projekton ndryshime në derbi

36
Sigal

Partizani ka luajtur tri ndeshje në këtë sezon të ri të Kategorisë Superiore dhe megjithëse janë pak, një projeksion të gjendjes e tregon.

Të kuqtë kanë arritur të fitojnë sfidën e parë ndaj Laçit me shifrat 1-0 dhe më pas kanë barazuar ndaj Vllaznisë pa gola në transfertë, si dhe ndaj Egnatias me shifrat 1-1 në “Arenën e Demave” me gol të shënuar nga Bintsuka.

Bilanci i këtyre tri ndeshjeve tregon se Partizani aktualisht ka shifrat më të dobëta në sulm, krahasuar me të gjitha ekipet e tjera. Të kuqtë kanë shënuar vetëm dy gola në këto tri beteja, më pak edhe se Skënderbeu (3) dhe Teuta (4).

Duhet shënuar fakti që të kuqtë dhe Teuta kanë luajtur një ndeshje më pak se gjithë të tjerat.

Një justifikim për “demat” mund të jetë edhe mungesa e Mbasë apo Da Silvës në ofensivë. Partizani është një skuadër që krijon raste me bollëk para portës, por vijon të vuajë sa i përket finalizimit.

Nëse sulmi gabon shumë para portave kundërshtare, shifrat tregojnë se loja mbrojtëse e të kuqve ka qenë korrekte, pasi në tri ndeshje kanë pësuar vetëm një gol, atë ndaj Egnatias, i shënuar nga Fernando në mënyrëspektakolare.

Partizani aktualisht ka shifrat më të mira në kampionat në mbrojtje, si dhe nuk pëson gol në brendësi të zonës, çkatregon për mbulim të mirë të 16- metërshit të fundit.

Dje të kuqtë kanë zhvilluar stërvitjen e radhës në kuadërtë përgatitjeve për betejën meDinamon në Elbasan. Zekiç mesiguri i ka qartësuar edhe idetë mbi formacionin, teksa mesiguri edhe këtë herë do tëketë ndryshime, megjithëse jotë shumta.

Vetë trajneri ushpreh se donte të bënte ndryshime që në pjesën e parë ndaj Egnatias, çka do të thotë seedhe ndaj Dinamos priten ndryshime.

Në mbrojtje, nëse mungon Hadroj, pritet të luajë Zejnullai në të djathtë, teksa pjesa tjetër e difensivës pritete njëjta. Murataj pritet të spostohet në mesfushë, teksa mbetet të shihet nëse Zekiç do të preferojë Magetin apo Mehmetin në qendër, teksa Rrapaj mbetet i palëvizshëm.

Taipi pritet sërish pas dy sulmuesve, ku me siguri kthehet Mba, ishoqëruar nga një mes Carës dhe Binstukës.