Një zjarr i madh ka përfshirë një kooperativë bujqësore në Lipjan të Prishtinës.
Nga flakët ka mbetur i asfiksuar një zjarrfikës.
Zjarri ka përfshirë disa objekte: 2 serra, një objekt për furnizimin me ushqim për kafshët dhe një ambient tjetër për pajisje bujqësore.
Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Prej flakëve njëri prej zjarrfikësve është asfiksuar dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Kooperativa bujqësore i përket shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij zjarri masiv.