Rritje të temperaturave? Ja parashikimi i motit për nesër

498
Sigal

Java ka nisur me reshje shiu të herëpashershme.

Në majat e maleve në veri e verilindje ka pasur reshje bore. Prej pasdites së sotme, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin, për t`ja lënë vendin kthjellimeve.

Në zona të izoluara malore, gjatë së enjtes e së premtes parashikohet borë e dobët.

Kjo situatë, do të pasohet nga rënie graduale e temperaturave, që do të kulmojnë të premten, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sidomos duhet patur kujdes në zonat malore nga ngricat.

Era e vrullshme, do të jetë e pranishme gjatë së hënës në zonat bregdetare dhe në alpe me drejtim kryesor nga veriperëndimi.

Më tej, era do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdetin jugor.

Image