Ekstradimi i dy gylenistëve, OKB nis hetimet për Qeverinë shqiptare

346
Sigal

OKB po heton qeverinë shqiptare për arrestimet dhe ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek.

Ekstradimi surprize me aksion policor të beftë në orët e para të një janarit u kritikua nga PD si dhe nga Brukseli. Po kështu ndalimi i turkut Selami Simsek ngjalli dyshime se mund të përsëritej ekstradimi i paligjshëm.

Me anë të një komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posacëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës – këto organe të rëndësishme për të drejtat e njeriut të OKB-së kërkojnë urgjentisht informacion mbi zhdukjen me forcë dhe dëbimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston për zhdukjen e Selami Şimşek dhe dëbimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë.

Qeveria Rama ende nuk është pergjigjur. Ministri i Brendshem Lleshaj u kap duke gênjyer mbi procedurat ligjore ndërsa justikionte veprimin e policisë.
Qeeveria Erdogan ka trysnuar shtetet e Ballkanit për te dorezuar policise turke aktivistet guleniste edhe kur ky veprim shkel ligjet shteterore e ndërkombëtare.