Surpriza e Champions League: Eliminohen Real Madrid dhe Juventus

60

Këtë të premte përfunduan ndeshjet e natës së parë se Champions League, ku luajtën Juventus-Lyon e cila përfundoi 2 me 1 për Juventus, por mëqënëse ndeshja e parë ishte fituar nga Lyon 1-0, duke patur parasysh se me golin e sotëm në fushën kundërshtare kualifikohet Lyoni. Ndërsa Juventus dhe Kristiano Ronaldo ikin në shtëpi, ndonëse shënoi dy gola.

Kjo është humbje e madhe për Juventus që eliminohet nga Lyon, një ekip francez.

Ndërkohë paralel me Juventus-Lyon u luajt edhe ndeshja Mancester City-Real Madrid, ku fituan anglezët me rezultatin 2-1. Edhe në ndeshjen tjetër City kishte fituar 2-1.

Pra Juventus dhe Real Madrid eliminohen për turin tjetër, të cilat shikoheshin si kandidate për të fituar Champions League.

Të gjitha gazetat e botës kanë kryelajm humbjen e Juventusit, pasi humbja e Real Madrid edhe pritej.

Nesër (e shtunë) do luhet Barcelona-Napoli, ku ndeshja e parë ka përfunduar 1-1. Po nesër luhet edhe Bajern Mynih me Chelsea ku gjermanët e kanë fituar ndeshjen e parë 3-0.

Me datë 12 gusht do luhet ndeshja Atalanta-PSG dhe me 13 gusht Leipzig-Atletiko Madrid.

Foto: Ndeshja Juventus-Lyon

Foto: Ndeshja City-Real Madrid