Denoncimi nga Durrësi/ Babëzia e ministrit Ahmetaj me abuzimet e fondit të Rindërtimit: 2.5 miliardë lekë për 1 shkollë dhe 1 kopësht

271
Sigal

Denoncimi: Babëzia e Arben Ahmetajt, abuzimet me fondet e Rindërtimit, 2.5 mld lekë për 1 shkollë dhe për 1 kopësht

Kreu i degës së PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Xhaferraj thotë se në shkollën 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Sukth, për një objekt me tre kate dhe për një kopësht me një kat, do shpenzohen 2,5 milard lekë pa TVSH. Ai deklaron se pavarësisht shembjes, nuk dihet se kur dhe ku do të rindërtohen pallatet e dëmtuara rëndë. Denoncimi i Xhaferaj:  “Babëzi edhe në Fatkeqësi. Mënyra se si po administrohet tragjedia që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit, na dëshmon se nuk ka rëndësi se ku je: Në Bashkinë e Durrësit, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo tek Zyra e Arben Ahmetajt. Ajo që i bën bashkë këta aktorë është: Babëzia për të Përfituar edhe nga Fatkeqësia dhe pse? Në tabelë shikohet kontrasti i plotë dhe i fortë, që formon babëzia, midis shkollave të dëmtuara dhe banesave të qytetarëve. Për institucionet arsimore, nga 13 institucione DS4 dhe 1 DS5 është vendosur të rindërtohen 29, përfshi edhe shkollat që nuk ka pasur dëmtime dhe është zhvilluar  mësim mbas tërmetit. Kush janë vlerat dhe ku çon Babëzia duket tek Shkolla 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Sukth, ku për një objekt me tre kate dhe për një kopësht me një kat do shpenzohen  2,5 milardë lekë pa TVSH. Punimet në shkolla kanë filluar pa pasur lejen e Ndërtimit. A e di Kryeministri Rama që kur ishte në 11 Korrik për të ndjekur nga afër punimet në shkollën “Shaqe Mazreku”, objekti ishte pa leje ndërtimi?  Kur qytetarë të Durrësit në tokën e tyre për një gardh gjobiten nga 5 milion e më shumë lekë?  Por, ndërsa babëzia i ka çuar që të operojnë me shpejtësi për të mbyllur tenderat e shkollave dhe për të filluar punimet, edhe pa leje ndërtimi, (për SPAK-un nuk është vepër penale, sepse është Edi Rama),  për pallatet DS3, DS4, dhe DS5, në Durrës, pothuajse nuk është bërë asgjë.  Vetëm janë shembur 8 godina në Manëz, 7 në Sukth dhe 7 në Durrës dhe askush nuk e di kur do ndërtohen dhe çdo të bëhet më hapësirat e përbashkëta të pallateve  DS3 dhe DS4 që janë për rikontruksion. Po kështu, nuk dihet se kur dhe ku do të rindërtohen pallatet e dëmtuara rëndë.”