PROBLEMATIKË/ Fushat me bar sintetik me efekte negative shëndetësore, kancerogjene për futbollistët
Edhe stadiumi “Tomori”, harresa që s’duhet harruar!
Nga Agron KAJA
“Në të gjithë botën, pa përjashtuar edhe vendin tonë, janë ndërtuar shumë fusha futbolli me bar artificial. Sipas një studimi të fundit, kjo është bërë shkak që të paktën 50 futbollistë të jenë diagnostikuar me kancer”

Duke patur mundësinë profesionale që të shkoj nëpër stadiumet e futbollit në Shqipëri, sot ka më shumë se një dekadë që ndjehesh mirë kur shikon ambiente dhe fusha të një standardi të lartë për kohën. Përpos kësaj situate në këto ambiente, do të ndalesha tek një deklaratë e njërit prej futbollistëve të Tomorit në këtë sezon. Në tentativë për tu justifikuar dhe për ta shmangur nga skuadra situatën në fundin e tabelës së renditjes në Kategoroinë e Parë, një nga arsyet për dështimin ai ia faturoi terrenit të fushës në stadiumin “Tomori”. Dhe duke e ditur gjendjen e këtij terreni, futbollisti në fjalë ka të drejtë. Madje me kaq ai vetëm sa ka gërvishtur, duke vendosur dorën mbi plagë. Në fakt, kjo plagë u hap që në vitin 2002 e më vonë në vitin 2017, kur drejtuesit e atëhershëm kërkuan një fond nga FSHF-ja për rehabilitimin e fushës në stadiumin “Tomori”, e cila nuk ishte ndryshuar që nga muaji maj i vitit 1985 kur u inaugurua ky impiant, dhe se bari ishte bërë njësh me baltën. Sepse te ajo fushë, veç skuadrës së Tomorit që luante periodikisht, zhvilloheshin edhe stërvitjet ditore, janë luajtur ndeshje ndërkombëtare të U21 të Shqipërisë, si dhe ndeshje ndërkombëtare të Tomorit në kompetiocione të ndryshme, Pas një vendimi të sforcuar, u pa e arsyeshme që fusha e stadiumit “Tomori” të ishte me bar sintetik. Ky bar atëhere kishte një kosto financiare më të ulët se sa bari natyral, kishte njëherësh shumë më pak shpenzime dhe donte më pak punë për ta mirëmbajtur. Dhe atëhere (ndoshta edhe nga padija), u anashkalua efekti negativ i kësaj fushe. Por pas vitit 2017 disa studime i nxorrën fushat me bar sintetik si kancerogjene, sepse në barin sintetik mund të gjesh gjithçka: stafilokok, E. Coli e shumë të tjera. Dhe arsyet për këtë mund të jenë të shumta, duke filluar nga uji që përdoret për të pastruar fushën, te djersa apo pikat e gjakut të lojtarëve, pështymat apo edhe kushtet klimatike. Në të gjithë botën, pa përjashtuar edhe vendin tonë, janë ndërtuar shumë fusha futbolli me bar artificial. Kjo sipas një studimi të fundit është bërë shkak që të paktën 50 futbollistë të jenë diagnostikuar me kancer, gjë e cila ka alarmuar mbarë futbollin botëror. Nisur nga këto të dhëna, për momentin këshillohet që të luhet në fusha me bar natyral, ose në fushat e tenisit me dhe të kuq. Ndërkohë që edhe në Shqipëri, disa studiues kanë ekzaminuar kampione të ndryshme nga fusha me bar sintetik për të arritur në një zgjidhje në marrjen e masave të duhura. Pas këtij spjegimi, rikthehemi në Berat te stadiumi “Tomori”, i cili vazhdon të jetë në funskion me fushë kanceroze me barin sintetik, ndoshta kjo mbetet edhe një arsye e dështimit të skuadrës për rënien në Kategorinë e Dytë. Me këtë situatë ndaj futbollit në Berat, nuk besoj se Bashkia do të kërkojë sa më shpejt zëvendësimin e kësaj fushe. Ndërsa duhet rikujtuar edhe një realitet tjetër, se në stadiumin “Tomori” është një pistë atletike 400 metra, e cila nuk është shfrytëzuar asnjëherë nga federata përkatëse. Stadiumi “Tomori” meriton respekt, sepse ky stadium është si ajo harresa që s’duhet harruar!
KATEGORIA E PARË
Në Vorë fiton Flamurtari, Pjeshka e Shkurtaj protagonistë
NDESHJET, JAVA 29
E premte, 12 prill 2024
Vora-Flamurtari 2-3
E shtunë, 13 pril 2024
Tomori-Burreli 15:00
Bylis-Korabi 15:00
Luzi 2008-Lushnja 15:00
AF Elbasani-Apolonia 18:00
E dielë, 14 prill 2024
Besa-Kastrioti 15:00
Dje në mesditë ka nisur java e 29-të e Kategorisë së Parë, me një ndeshje ku Flamurtari arriti të marrë tri pikë, falë një dopiete të Vasil Shkurtaj dhe golit të kapitenit Pjeshka. Barazimi në pjesën e parë nuk rezistoi shumë për vorakët, sepse Shkurtaj u bë protagonist me golin e dytë të tij dhe të tretin e Flamurtarit, ndërkohë që më parë kapiteni i vlonjatëve Denis Pjeshka e kishte çuar në 1-2 rezultatin. Goli i Prengaj me penallti i dha më shumë nerv lojës së vëndasve, të cilët e dominuan lojën, por jo golin e barazimit, edhe kur Flamurtari mbeti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Pjeshka. Kështu, Shkurtaj me dy gola dhe Pjeshka me një gol dhe kartonin e kuq u bënë protagonistë të këtij takimi, të cilin Vora nuk e mendoi të humbur. Vetëm 30 minuta e dominoi lojën, por nuk i mjaftuan as edhe për 1 pikë.
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.AF Elbasani 28 66
2.Bylis 28 64
3.Flamurtari 29 54
4.Vora 29 45
5.Apolonia 28 43
6.Korabi 28 40
7.Burreli 28 31
8.Lushnja 28 31
9.Kastrioti 28 30
10.Besa 28 28
11.Luzi 2008 28 24
12.Tomori 28 14
UEFA do t’u japë fund fushave me bar sintetik
Kontinenti i vjetër po përgatitet për t’u dhënë fund fushave me bar sintetik. Shumë stadiume rinovohen, të tjerë ndërtohen, teksa disa prej tyre janë me bar artificial.
Që është shumë i dëmshëm për futbollistët, të cilët në shumë raste kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Duke nisur nga tërheqjet muskulore, por jo vetëm. Një tjetër problem lidhet edhe me gominat që lëshojnë kimikate të ndryshme, duke ndikuar për keq në frymëmarrjen e futbollistëve. UEFA po mendon të mos lejojë zhvillimin e ndeshjeve në kushtë të tilla, duke u thënë lamtumirë fushave me bar sintetik.
Një vendim që dëmton më shumë sipërmarrësit dhe dhe sportistët amatorë, teksa mendohet se deri në vitin 2030 nuk do të ketë më fusha me bar sintetik