Stavri Nica: Formula e këtij kampionati, jo serioze për Shqipërinë

KATEGORIA E PARË/ Ish-trajneri “rekordmen” në disa skuadra, Stavri Nica sjell këtë analizë

 

Agron KAJA

Agron Kaja
Sigal

 

Gjatë këtij sezoni futbollistik në Kategorinë e Parë, durrsaku Stavri Nica ka drejtuar skuadrën e Kastriotit, ndërsa dje për gazetën “Telegraf” ai bëri një analizë të kësaj kategorie për 23 javët e luajtura. Sipas tij, ndeshjet e para të fazës së tretë nuk treguan ndonjë ndryshim nga dy fazat e para, por veçon dy skuadrat që kryesojnë renditjen në 23 javë. “Nëse i referohemi renditjes në këto 23 javë të luajtura, mendoj se kryesisht skuadrat e kreut, Vora, Flamurtari të ndjekur nga Besa, treguan se kanë bërë investime serioze me lojtarë të përvojës që kanë gjëndje dhe njohin kampionatin. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrave janë munduar, por nuk janë në nivele që t’i ndjekin tre të parat”, kështu e nis dje bisedën specialisti i futbollit e trajningut shqiptar Stavri Nica, i cili më pas veçoi edhe dukuri, që sipas tij janë shqetësim. “Unë e shoh me shqetësim këtë ecuri të dy ekstremeve të renditjes. Sepse kështu nuk shoh seriozitet e profesionalizëm në marrëdhëniet për ndërtimin e skuadrave. Çdo gjë është afatshkurtër, nuk ka organizim e projekte, veç tre klubeve të para. Duhet punë me baza të forta dhe shumëvjeçare, jo duke ndërtuar skuadër në çdo sezon. Kështu e kemi vrarë cilësinë e futbollit në këtë kategori”. Ndërkohë që për dy skuadrat kryesuese dhe për ato dy të tjerat që mbyllin renditjen, Stavri Nica nuk parashikon lëvizje, për të gjitha skuadrat e tjera pret ndryshime, por kërkon që të mos ketë aleanca apo dashamirësi. “Në këtë ecuri deri në mbylljen e kampionatitit, e rëndësishme është që të mos ketë aleanca e dashamirësi. Kjo formulë e Kategorisë së Parë nuk është e saktë dhe serioze për kushtet e futbollit shqiptar”. Në parashikimin e tij për javën e 24-t, specialisti Nica nuk pret ndryshime në renditje, por veçon dy skuadra që mund të ndryshojnë. “Apolonia mund të ngrihet më lart në tabelë këtë javë, bashkë  me Pogradecin. Dhe nëse do kemi surpriza, këto nuk përjashtohen në ndeshjet e futbollit, por skuadrat kryesuese Vora e Flamurtari i kanë të kalueshëm kundërshtarët”, kështu e mbylli dje bisedën specialisti i futbollit, Stavri Nica.

SHORTET DREJT FUNDIT

Europa në verdiktin e goglave, ka përballje si finale

Liga e Kampioneve

Ndeshjet-Faza 1/8

Më 4-5 e 11-12 mars 2025

Bajern M-B Leverkusen         21:00

PSG-Liverpul                          21:00

Real M-Atletiko M                 21:00

Aston Vila-Klub Bryzh           21:00

Dortmund-Lilë                        21:00

PSV-Arsenal                           21:00

Fejenord-Inter                         21:00

Benfika-Barcelona                  21:00

Në Nion të Zvicrës, dje Europa e futbollit u njoh me “stacionin” e radhës të kompeticioneve, të cilat janë në metrat e fundit drejt finaleve të tyre. Për fazën e 1/8 të Uefa Champions League, shorti ka sjellë përballje interesante, dy prej të cilave mund të konsiderohen edhe si finale të parakohshme. Kështu, Bayern Mynih do luajë përballë Leverkusen, ndërsa Real Madrid do të ndeshjet me rivalin e përjetshëm të qytetit Atletiko Madrid. Një përballje interesante mbetet ajo mes francezëve të Paris Saint Germain (PSG) me Liverpul. Ndërkohë që në Ligën e Europës, rruga drejt finales ka përcaktuar çiftin Fenerbahçe-Rejnxhers, ku luan Nedim Bajrami. Përballje interesante për Junajtid-Sociedad, Roma-Atletik Bilbao, apo Ajaks-Eintraht Frankfurt. Në UEFA Konferencë Ligë, në ndeshjet e turit 1/8, Çelsit i hapet rruga drejt finales teksa i duhet të kalojë Kopenhagenin, Fiorentina do të sfidojë grekët e Panathinaikos, Real Betis luan sfidë interesante ndaj Gimaraesh.

 

 

UEFA Europa Ligë

Ndeshjet-Faza 1/8

Më 6 e 13 mars 2025

Ajaks-Eintraht Frankfurt        21:00

AZ Alkmar-Totenhem             21:00

Bodø/Glimt-Olimpiakos         21:00

FCSB-Olimpik Lion   21:00

Fenerbahçe-Rejnxhërs             21:00

Real S-Mançester J     21:00

Roma-Atletik Bilbao   21:00

Viktoria Plzen-Lacio   21:00

 

Ka dy dukuri në renditjen e skuadrave të Kategorisë së Parë pas 23 javëve të luajtura. Dy skuadrat e kreut dhe dy të fundit nuk kanë lëvizur për disa javë rresht, pjesa tjetër nga vëndi katërt dhe deri te i dhjeti, besoj se do kenë lëvizje. Renditja tyre varet se si do sillen skuadrat në sfidat, që luhen të gjitha të dielën.

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 24

Të dielën, 23 shkurt 2025

Apolonia-Burreli                     13:30

Kastrioti-Pogradeci                    13:30

Valbona-Vora                           13:30

Korabi-Besa                            13:30

Kukësi-Flamurtari                   13:30

Lushnja-Erzeni                        13:30

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       Pikë    

1.Vora                         23        57

2.Flamurtari                 23        55

3.Besa                        23        46

4.Burreli                      23        37

6.Lushnja                    23        33

5.Pogradeci                 23        32

7.Kastrioti                   23        30

8.Apolonia                  23        29

9.Korabi                      23        25

10.Kukësi                    23        20

11.Valbona                  23        13

12.Erzeni                     23        8