UEFA Europa League / Triumfon Kukësi, barazon Laçi, zhgënjen Partizani

559
Sigal

Në ndeshjet e para të eliminatoreve të Europa League, gjatë ditës të sotme, 3 skuadra shqiptare kanë zhvilluar takimet e para prezantuese me Europën e vogël.

Laçi 1 – 1 Inter Baku
Skuadra që luajti e para, një ndër përfaqësueset e Super Ligës sonë, Laçi i vendit të 5-të në sezonin 2014/2015 në Super Ligë, skuadra fituese e Kupës së Republikës, nuk arriti dot të administronte ndeshjen në shtëpinë e saj, dhe golin e avantazhit të realizuar që në pjesën e parë nga Meto që në minutën e 20’.
Azerbaxhanasit e Inter Baku barazuan rezultatin në fillimin e pjesës së dytë (minutën e 47’), dhe goli i barazimit nga Kvekveskiri vulosi dhe rezultatin e ndeshjes në shifrat 1 me 1.

Kukësi 2 – 0 Torpedo Zhodino
Një ndeshje thuajse perfekte ka realizuar Kukësi i vendit të 2-të i Super Ligës sonë në sezonin 2014/2015, kundër bjellorusëve të Torpedo Zhodino. Nga një gol për çdo pjesë u ka mjaftuar veriorëve për të arritur suksin e parë në këtë fazë të ndeshjeve të Europa League.
Carioca në minutën e 20-të, dhe Pejiç në atë të 54, i kanë dhuruar 3 pikëshin skuadrës e cila në ndeshjen e kthimit do të udhëtojë më e qetë dhe me 2 gola avantazhi drejt Bjellorusisë.

Stroemsgodset 3 – 1 Partizani
Një fat më të keq kanë pasur “Demat e Kuq” të trajnerit Shpëtim Duro. Partizani i vendit të tretë të Super Ligës në sezonin 2014/2015, nuk ka arritur dot që në Norvegji në ndeshjen e zhvilluar kundër Strømsgodset të marrë as edhe një pike të vetme.
Për vendasit, Vilsvik ka shënuar golin e pare që në minutën e 20”, gol ky që u pasua nga goli i Ogunjimi në atë të 66’ dhe që e çoi ndeshjen në shifrat 2 me 0. Sakaq edhe pse u duk sikur me anën e golit të realizuar nga Fazliu në minutën e 69 (2 me 1) mund të ndryshonte diçka, kundërpërgjigja e norvegjezëve nuk vonoi, dhe vetëm 4 minuta më vonë (73’) autori i golit të parë Vilsvik, shënon edhe golin e dytë personal dhe të tretin për vendasit, dhe me këtë gol vuloset edhe takimi në shifrat 3 me 1.