BILANCI TOTAL
Ndeshje në total 172
Fitore Tirana 47
Barazime 54
Fitore Partizani 71
Golavarazhi 185:231
TIRANA – PARTIZANI
“Derbi” i 173-të Tirana-Partizani do të luhet ditën e shtunë 1 dhjetor 2024, ora 10:00 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
NDESHJA E PARË
Ndeshja e parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” e fituan 4-2.
NDESHJA E FUNDIT
Ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 21 shtator 2024. Sfida përfundoi barazim 0-0.
SULEJMAN STAROVA
Ky “Derbi” barazohet me një titull dhe mbijetesë

Janë luajtur 14 javë në Abissnet Superiore 2024-2025, si i përshkruani?
Kemi një Partizan që po udhëheq kampionatin, në ndjekje Vllaznia dhe Egnatia me ambicie, Por edhe Dinamo po bën mirë dhe një objektiv pozitiv e lexoj edhe te Teuta me Elbasanin. Kampionat i mirë dhe i kënaqshëm nga ana tekniko-taktike.
Kryesojnë Partizani dhe Vllaznia, cilën nga këto skuadra e mendoni në kreun e renditjes në fundin e këtij viti?
Gjithçka do varet nga rezultati i derbit Tirana-Partizani. Nëse fiton Partizani, besoj se do jetë ai në krye në fundvit, bashkë me Egnatian. Kampionati është i gjatë, por skuadrat më shumë fokusohen të jenë në grupin e “Final 4”.
Në javën e 15-të, veç ndeshjeve të tjera luhet “derbi” Tirana-Partizani, e mendoni me “aromë” bardheblu?
Një ndeshje e tillë “Derbi” ka treguar gjithmonë vlera e spektakël, ndaj dhe të jep kënaqësi. Duke qënë se do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe në praninë e tifozerisë, them se do të luhet pa favoritë, pamvarsisht pozicionit në renditje.
Nëse tregoni arsyet, pse këtë “derbi” të 173-të duhet që ta fitojë Tirana?
Unë jam edhe ish-futbollist e trajner me të dyja skuadrat. Jam në mesin e këtij “Derbi”, një specialist futbolli neutral. Por “Derbi” asnjëherë nuk ka një përqindje logjike, dhe kjo është e veçanta. Këtë edhe historia e ka treguar.

Tirana ka renditje më të dobët nga Partizani, ku mendoni se duhet të përqëndrohet më shumë në këtë sfidë?
Unë besoj se të dyja skuadrat do jenë të kujdesshme të dielën. Madje që nga nisja e ndeshjes në sekondën e parë, dhe deri në fund në mbyllje do ta kërkojnë fitoren. Por duhet të jenë të kujdesshme si në portë, në mbrojtje dhe në sulm.
Po bilanci historik mes tyre, mendoni se do të ndikojë në ndeshjen e 173-të?
Kur themi që i ka të treja rezultatet, prevalon ideja që është një “Derbi” i paparashikueshëm. Është për t’u parë, por nuk besoj se ndeshjet “derbi” ndikohen nga bilanci historik. Në ndeshje të tilla fiton fusha, ndaj edhe kjo sfidë do flasë në fushë.
Nëse e keni një parashikim, cilën nga këto dy skuadra e mendoni në katër vendet e para të “Final 4”?
Unë them se deri tani Partizani, Vllaznia dhe Egnatia janë të privilegjuara për “Final 4”, ndërkohë që mund të zgjidhet një vënd i katërt mes Dinamos, Elbasanit, Tiranës dhe Teutës. Në futboll ndodh gjithçka, ndaj mbetet i paparashikueshëm.
SHPËTIM DURO
E shoh si një sfidë interesante, por pa favorite.

Janë luajtur 14 javë në Abissnet Superiore 2024-2025, si i përshkruani?
Dihet që në 14 javë, Partizani ka pasur siguri dhe është i avantazhuar nga skuadrat e tjera. Madje ka edhe elementë të tjerë që është më lart nga skuadrat që e ndjekin dhe në planin e përgjithshëm, Partizani është më stabël se Tirana.
Kryesojnë Partizani dhe Vllaznia, cilën e mendoni në kreun e renditjes në fundin e këtij viti?
Mendoj se skuadrat aty-aty janë në renditje, Partizani më i avantazhuar. Mundet edhe Vllaznia, por dhe Egnatia që të luftojnë për vëndin e parë deri në fund të vitit. Gjithsesi, janë edhe disa javë për t’u luajtur dhe mund të kemi situata të ndryshme.
Në javën e 15-të, veç ndeshjeve të tjera luhet “derbi” Tirana-Partizani, e mendoni me “aromë demash”?
“Derbi” është “Derbi”, dhe si do që të jenë skuadrat në renditje, luhet edhe me këtë aromë. Tirana bëri ndeshje të mirë me Partizanin në fazën e parë, dhe rëndësi ka që do luhet në Tiranë. Nuk parashikohen dot ndeshje të tilla, e shoh ndeshjen pa favorite.
Nëse tregoni arsyet, pse këtë “derbi” të 173-të duhet që ta fitojë Partizani?
Sepse realisht, jo vetëm se është në kreun e renditjes, po Partizani është më mirë. Madje edhe psikologjikisht e momentalisht është më lart. Në 10 vitet e fundit është më superior ndaj Tiranës, Edhe si ish futbollist, Partizanin e dëshiroj fitues.
Partizani kryeson renditjen, por ku mendoni se duhet të përqëndrohet më shumë në këtë sfidë?
Këto ndeshje janë më shumë taktike, cila skuadër do interpretojë më mirë në fushë e kap rezultatin. Partizani është skuadër më solide me 2-3 kualitete, që krijojnë kreativitet në lojën sulmuese. Ndaj mendoj se Partizani është më i avantazhuar.
Po bilanci historik mes tyre, mendoni se do të ndikojë në ndeshjen e 173-të?
Historikisht Partizani është më mirë. Madje kujtoj kur isha trajner me Partizanin kishim mbi 10 ndeshje “Derbi” që e fitonim ne dhe Tirana i kishte tifozët të dënuar. Rëndësi ka që kjo ndeshje do luhet me tifozë, do zbukurohet atmosfera.
Nëse e keni një parashikim, cilën nga këto dy skuadra e mendoni në katër vendet e para të “Final 4”?
Partizani nuk diskutohet për “Final 4”, por nga kjo formulë kampionati e ka humbur shumë bukurinë. Një pozicion luhet, vëndi i katërt, e këtu mund të luftojë edhe Tirana. Madje nëse e fiton “Derbin”, ngjitet në renditje, ndryshe kalon në mbijetesë.
FORMACIONET E MUNDSHME
Tirana:
Partizani:
ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 15
Datë 29 nëntor 2024
Bylis-Vllaznia
Datë 30 nëntor 2024
Egnatia-Elbasani 13:30
Laçi-Skënderbeu 13:30
Dinamo C-Teuta 17:00
Datë 1 dhjetor 2024
Tirana-Partizani 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Partizani 14 27
2.Vllaznia 15 25
3.Egnatia 14 23
4.Dinamo C 14 21
5.Elbasani 14 18
6.Teuta 14 17
7.Tirana 14 15
8.Skënderbe 14 13
9.Bylis 15 13
10.Laçi 14 12
TË VEÇANTA
TIRANA
Për “kokën” e “derbi”-it, Tirana jep 30 mijë Euro
“Derbi” i parë me Maganin në bankinë ka premio. Tradita e shpërblimeve si në çdo ndeshje “Derbi”, edhe këtë herë ndaj Partizanit nuk do mbetet pa shpërblim. Drejtuesit e klubit bardheblu kanë vendosur rreth 30 mijë Euro për fitoren, duke treguar kështu vlerësimin që kanë për këtë sfidë. Kjo është e dyta përballje mes Tiranës e Partizanit, ku në javën e 6-të barazuan 0-0 në “Elbasan Arena”.
PARTIZANI
Ndaj Tiranës, të kuqtë janë pa mbrojtësin Hadroj
Të dielën në “Derbi”-n me Tiranën, Partizani nuk do ketë në përbërje mbrojtësin e krahut, Andi Hadroj. Sepse klubi i kuq ka gjetur marrëveshjen me skuadrën e Superligës ukrainase, Polisia Zhytomir, që renditet në vendin e 4-t pas 13 javësh të zhvilluara. Partizani ka përfituar 150 mijë euro nga shitja, por gjithashtu ka mbajtur 20% të kartonit të lojtarit në rast të një shitjeje nga ukrainasit.
DJE, BYLIS-VLLAZNIA 1-0
Goli i Malomo i jep tri pikët Bylisit

Abissnet Superiore startoi dje me ndeshjet e javës së 15-të. Në Ballsh, Bylisi vëndas fitoi 1-0 sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Goli i nigerianit Malomo Ayodeji i dha tri pikët ballshiotëve, duke e larguar provizorisht nga vëndi në fundin e tabelës së renditjes. Pas ndeshjes, Malomo deklaroi se kishte një kohë të gjatë që Bylisi nuk po fitonte. “Një kohë e gjatë që nuk po fitonim, dhe ndaj Vllaznisë ishte një fitore që na shërben shumë në këto momente. Kur luaj, unë ndihem më mirë me Ruçin përpara, e besoj se në këtë pozicion mund të shënoj deri në 10 gola”.






















