Spanja shpall listën zyrtare të Botërorit, mungojnë 4 futbollistë të Chelsea-s

917
Sigal

Spanja ka shpallur sot listën zyrtare me 23 futbollistët të cilët do të luajë në Botëror. Ashtu siç pritej trajneri Lopetegui ka lënë jashtë 4 futbollistët e Chelsea-s, Pedron, Fabregasin, Marcos Alonson dhe Alvaro Moratan-n.

Një tjetër surprizë është lënia jashtë e Hector Bellerin, mbrojtësit të Arsenal që vlerësohet me 70 mln euro në merkato. Vendin e tij e ka zënë Monreal, një tjetër futbollist i ‘topçinjve’.

Më poshtë lista e plotë me 23 futbollistët.

Portier: De Gea, Reina, Kepa.

Mbrojtës: Carvajal, Odriozola, Piqué, Sergio Ramos, Nacho, Azpilicueta, Jordi Alba, Monreal

Mesfushorë: Busquets, Saúl, Koke, Thiago, Iniesta, Silva.

Sulmues: Isco, Asensio, Lucas Vázquez, Iago Aspas, Rodrigo, Diego Costa