Përllogaritjet e kompjuterit për “Seria A”, ja kush e fiton titullin këtë sezon

582
Sigal

“Seria A” e këtij sezoni parashikohet të jetë më e dyluftuara e viteve të fundit për shkak se disa skuadra janë përforcuar. Në këtë mënyrë rritet edhe kureshtja për të mësuar sa më parë se kush do jetë triumfatori në fund.

Për të mos pritur muajin maj të vitit të ardhshëm, portali “Club Soccer Predictions”, me anë të kompjuterit ka përllogaritur mundësitë e skuadrave për të fituar kampionatin, por jo vetëm.

E para sipas kësaj përllogaritje për të fituar “Seria A” qëndron Juventusi, me 46% të mundësive. Bardhezinjtë ndiqen nga Napoli dhe Roma, që kanë respektivisht 17% dhe 11% të shanseve për të fituar kampionatin. Përsëri lajme të këqija për Milan-in e Gattuso-s, që ka 31% të shanseve për t’u kualifikuar në Champions League dhe vetëm 4% për ta fituar kampionatin.

Në vendin e katërt pritet të renditet Inter, që ka 47% të shanseve për t’u kualifikuar në Champions dhe vetëm 7% për të triumfuar në kampionat. Ndërkohë, Bologna, Parma dhe Frosinone pritet të jenë skuadrat që do t’i thonë mirupafshim kategorisë kryesore të futbollit italian në fundin e këtij sezoni.

Parashikime të tilla shihen shpesh gjatë sezonit, por “Club Soccer Predictions” ka gjetur pjesën më të madhe të pozicioneve të ekipeve të Serisë A sezonin e kaluar. Më poshtë janë dy tabela, në të djathtë është parashikimi i “Club Soccer”, në të majtë renditja përfundimtare e Serisë A.