Shorti i Ligës së Konferencës/ Goglat premtojnë sfida interesante, mësoni kundërshtarët e Ballkanit

116
Sigal

Liga e Konferencës ka njohur ditën e sotme grupet e fazës finale, duke premtuar sfida interesante.

Ballkani i Ilir Dajës është vendosur në grupin G, ku do të ketë përballë Slavian e Pragës, Kluzh dhe Sivaspor.

Një grup i vështirë ky për kampionët e Kosovës, por shanset për një kualifikim të mundshëm, për të shkruar akoma dhe më tepër historinë, nuk mungojnë.

Për sa i përket grupeve të tjera, Fiorentina do të ketë përballë Bashakshehirin, ndërsa Uest Hemi dhe Vijareali duket se nuk do ta diskutojnë pjesën e kualifikimit.

GRUPI A: Bashakshehir, Fiorentina, Harts, RFS.

GRUPI B: Uest Hem, FCSB, Anderleht, Silkeborg.

GRUPI C: Vijareal, Hapoel Ber-Sheva, Shamrok, Leç Poznan.

GRUPI D: Partizan Beograd, Këln, Nis, Slovacko.

GRUPI E: AZ Alkmar, Apollon, Vaduz, Dnipro-1.

GRUPI F: Gent, Molde, Austria Vien, Djurgardens.

GRUPI G: Slavia e Pragës, Kluzh, Sivaspor, Ballkani.

GRUPI H: Bazel, Slovan Bratislava, Zalgiris, Pjunik.