Spaleti gëzon për fitoren, keqardhje për dëmtimin e Naingolan

531
Sigal

Trajneri i “Interit” Luçiano Spaleti në fund të derbit të Milanos, të fituar nga të besuarit e tij, falë një goli në limite të Ikardit, u shpreh i lumtur nga njëra anë, por i trishtuar për humbjen e Naingolan, që mbeti i dëmtuar.

Spaletti në konferencën për shtyp pas ndeshjes dha e lajmin e keq për të gjithë tifozët e Interit duke konfirmuar mungesën e Naingolan jo vetëm në ndeshjen e mesjavës ndaj Barçës por edhe në sfidat e ardhshme.

“Kjo fitore do kishte qenë perfekte po të kishim shënuar më herët dhe më pas të kishim menaxhuar avantazhin. Por mirë edhe kështu. Ndeshjen e kanë parë të gjithë. Ka fituar skuadra që e meriton, që ka luajtur gjithë ndeshjen në mesfushën e tyre. Ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë. Nëse ishit mes atyre që mendonit se Milani luante më mirë, besoj se duhet të ndryshoni mendim. Ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë.

Është një rrezik, kur bën presion të lartë, pasi mund të pësoni gol në kundërsulm, por që ia arritëm ta menaxhonim edhe atë pjesë në mënyrën më perfektë. Naingolan? Do ta dërgojmë në spital dhe do të shohim si është. Sigurisht nuk do të luajë kundër “Barcelonës” dhe do të mungojë për një kohë të gjatë”, deklaroi Spaletti.