“Çmenduria” e sheikut të Manchester City-t/ Do paguajë fluturimin e të gjithë tifozëve për në finalen e Champions

193
Sigal

Manchester City do të përballet me Chelsean më 29 maj në finalen e Ligës së Kampionëve.

Për herë të parë në historinë e klubit, Citizens arritën të kualifikohen në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë.

Natyrisht City do të tentojë të fitojë trofeun, ndërsa pronari Sheikh Mansour ka bërë një veprim fantastik për tifozët.

Ai i ka siguruar përkrahësit e skuadrës së do t’i kenë biletat e paguara, për të shkuar në Portugali.

Estadio do Dragao do të jetë stadiumi i finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa City dëshiron që të ketë numrin maksimal në stadium.

Katër mijë tifozë për secilën skuadër janë siguruar dhe Mansour u ka bërë me dije se do u paguajë biletat.