Del në breg krijesa e frikshme ujore me dhëmbë të mprehtë

340
Sigal

Një peshk i frikshëm me dhëmbë të mprehtë me majë dhe një antenë ‘si llambë’ të varur në kokë ka dalë në një breg të një plazhi të Kalifornisë. Ky lloj peshku noton zakonisht rreth 900 metra nën sipërfaqen e ujit.

Peshku i thellësive ujore, një prej më shumë se 200 specieve të peshqve të egër, u gjet në Parkun Shtetëror Crystal Cove në Orange, nga pershkatari Ben Estes.

Njohësit e botës së egër e kanë quajtur këtë specie një “zbulim të rrallë”, por janë të pasigurt se si peshku përfundoi në breg. Zyrtarët në Parkun Shtetëror Crystal Cove kanë konsideruar vendosjen e ekzemplarit në muze pasi ka vetëm tre lloje të peshqve të tillë në koleksionin e rreth tre milion peshqve.