Federata Shqiptare e Notit/ Për dy ditë rresht në kompleksin e Pishinave, “Akuadrom“, në Tiranë u zhvillua kampionati i moshave në not. Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Masiviteti dhe pjesmarrja solli cilësi

382
Sigal

“Stela”dhe ”Tirana” shpallen kampionë. Ja rezultatet teknike sipas kategorive dhe kohët e arritura për meshkuj dhe femra. Flasin Sadik Mema dhe Arjan Fetishaj

STELA DHE TIRANA KAMPIONËT E FËMIJËVE,

ÇIRAKU: MASIVITETI SJELL CILËSI

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, vlerëson kampionatin e moshave, që për dy ditë u zhvillua në kompleksin e Pishinave, “Akuadrom” në Tiranë

GJERGJ VYSHKA

Kampionati kombëtar i fëmijëve, që për dy ditë me radhë u zhvillua në kompleksin e Pishinave, “Akuadrom”, në Tiranë, ishte dhe mbyllja e sezonit veror për notin shqiptar. Në fakt, sezonin veror do ta mbyllë Maratona e Sarandës “Idriz Muço”, që me 10 shtator do të zhvillohet në qytetin bregdetar. E kjo jo vetëm për profesionistë, por dhe për veteranë. Duke mbetur tek garat e fëmijëve, Stela ishte ajo që dominoi gjithçka. Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, për gazetën “Telegraf” vlerëson masivitetin, ndërsa është i bindur që kështu rritet cilësia.

  • President sapo ka përfunduar kampionati i fëmijëve. Cili është vlerësimi për këtë garë të fundit të sezonit veror?
  • Së pari më duhet të them që kemi bërë një kampionat në kushte të mira. Tashmë kompleksi i Pishinave “Akuadrom” është marrë nga Bashkia e Tiranës dhe ne vazhdojmë ta kemi atë për garat e notit. Së dyti, masiviteti ishte i lartë. Mos harroni vijnë nga një pushim i gjatë e verë e nxehtë e jo të gjithë kanë patur kushte për t’u stërvitur. Unë jam i bindur që masiviteti më pas sjell cilësi. E kjo për ne është mjaftë e rëndësishme.
  • Çfarë mund të veçohet nga kjo garë?
  • Stela si gjithmonë dominon garat e kësaj kategorie. Nuk duhet harruar Tirana, apo Butrinti, Vllaznia, Partizani e Teuta. U thyen disa rekorde. Ne jemi të bindur se do të kemi një paraqitje të tillë dhe në sezonin dimëror.
  • Më parë keni zhvilluar dhe kampionatin, apo dhe Kupën e Shqipërisë për të rritur…
  • Aty patëm rezultate të mira, që më pas u pasqyruan në Botërorin e Budapestit, Europianin e Romës, Lojërat Mesdhetare, Festivalin Europian Rinor. Përgjithësisht ka qenë një sezon veror i mirë
  • Një të fundit, si do të jetë e ardhmja e notit shqiptar. Ka nga ata që e shohin me skepticizëm edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës
  • Unë mendoj e mirë. Ka shumë fëmijë që merren me not. E kjo është në dobi të tyre, por dhe të sportit tonë. E mira nuk ka fund, por gjithsesi them se jemi në rrugë të mbarë.

Fetishaj: Jemi brenda pritshmërive tona

“Objektivi i Tiranës është të jetë mes pretendentëve si për meshkuj, ashtu dhe për femra”. Kështu është shprehur në startin e Kampionatit Kombëtar të fëmijëve, trajneri i Tiranës, Arjan Fetishaj. E në fakt, bardheblutë bënë mirë në këtë aktivitet. Jo vetëm kampion në kategorinë B për femra, por dhe Regis Ostrosin sportistin më të mirë në të njëjtën kategori për meshkuj. “Ne pretendonim që Julia Xhako të ishte sportistja më e mirë, sepse e tillë është në rezultate. Për meshkuj më duhet të veçoj Patrik Kusin, Juri Kapolin, Raid Bajrakun, Darti Selimin, Regis Ostrosin etj. Përgjithësisht jemi brenda pritshmërive në këtë kampionat”.

 

Mema: Ne gjithmonë i kemi kryesuar këto gara

“Stela i ka kryesuar vazhdimisht këto gara, sepse është punë gjithëvjetore”. Sadik Mema, kryetrajneri i Stelës, ishte i bindur për atë që do të bënte në këtë kampionat. “Pjesëmarrja ishte e pëlqyeshme në këtë kampionat. Ka patur dhe mungesa, sepse ishte një verë e nxehtë dhe të gjithë janë ende me pushime. Të paktën ju përshtatëm rretheve, që nuk kanë pishina të hapura, apo të mbyllura”, thotë Mema. “Ne kemi shumë notarë – thotë Mema – por më duhet të veçoj Kaltra Meçan, apo dhe Liana Mukan, që garojnë me fëmijët, por janë të suksesshme dhe me të rriturit”. “Noti është përqendruar në Tiranë e Durrës, kurse Shkodra, Vlora, Saranda, Pogradeci nuk e kanë një pishinë verore, apo dimërore. Ndaj duhen më shumë investime në sport”.

 

 

 

REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR TË FËMIJËVE

KATEGORIA A

MESHKUJ

50 metra stil i lirë           Lajdi Allaraj (Partizani)           28”27

100 metra stil i lirë                   Juli Kapoli (Tirana)                 1’01”75

200 metra stil i lirë                   Ediliano Hunaj (Butrinti)                  2’13”19

400 metra stil i lirë                   Ediliano Hunaj (Butrinti)                  4’42”62

50 metra bretkosë          Patrik Kusi (Tirana)                36”41

100 metra bretkosë                  Patrik Kusi (Tirana)                1’20”97

200 metra bretkosë                  Patrik Kusi (Tirana)                2’54”62

100 metra shpinë           Dart Selimi (Tirana)                1’15”66

200 metra shpinë           Dart Selimi (Tirana)                2’39”19

100 metra delfin             Juri Kapoli (Tirana)                1’08”06

200 metra delfin             Raid Baraku (Tirana)              3’08”28

SI EKIP: STELA 183 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: EDILIANO HANA (BUTRINTI) 921 PIKË FINA

FEMRA

50 metra stil i lirë           Julia Xhako (Tirana)               29”37

100 metra stil i lirë                   Julia Xhako (Tirana)               1’03”00

200 metra stil i lirë                   Liana Muka (Stela)                  2’28”94

400 metra stil i lirë                   Era Balla (Tirana)                             6’44”16

50 metra bretkosë          Erika Lushaj (Stela)                 43”06

100 metra bretkosë                  Julia Xhako (Tirana)               1’21”03

200 metra bretkosë                  Julia Xhako (Tirana)               2’55”57

50 metra shpinë             Shirli Ziso (Tirana)                  36”00

100 metra shpinë           Kaltra Meça (Stela)                 1’13”19

200 metra shpinë           Kaltra Meça (Stela)                 2’32”59

100 metra delfin             Kaltra Meça (Stela)                 1’07”72

200 metra delfin             Uerda Jahaj (Vllaznia)             2’55”00

400 metra katërnotim    Uerda Jahaj (Vllaznia)             6’20”91

SI EKIP: TIRANA 203 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: KALTRA MEÇA (STELA) 1088 PIKË FINA

KATEGORIA B

MESHKUJ

50 metra stil i lirë           Devi Shtaro (Teuta)                 34”06

100 metra stil i lirë                   Regis Ostrosi (Tirana)             1’11”82

200 metra stil i lirë                   Regis Ostrosi (Tirana)             2’38”00

400 metra stil i lirë                   Devi Shtaro (Teuta)                 5’44”31

50 metra bretkosë          Dion Papa (Stela)                    44”10

100 metra bretkosë                  Avi Luga (Stela)                      1’39”53

200 metra bretkosë                  Avi Luga (Stela)                      3’30”50

100 metra shpinë           Egid Dushaj (Stela)                 1’27”26

200 metra shpinë           Egid Dushaj (Stela)                 3’09”91

100 metra delfin             Regis Ostrosi (Tirana)             1’23”49

200 metra delfin             Luis Biba (Stela)                      4’22”16

SI EKIP: STELA 176 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: REGIS OSTROSI (TIRANA) 547 PIKË FINA

FEMRA

50 metra stil i lirë           Arla Dermishi (Stela)              30”59

100 metra stil i lirë                   Viki Tafruku (Vllaznia)           1’09”87

200 metra stil i lirë                   Viki Tafruku (Vllaznia)           2’36”68

400 metra stil i lirë                   Viki Tafruku (Vllaznia)           5’29”72

50 metra bretkosë          Ketlin Nasto (Tirana)              49”07

100 metra bretkosë                  Ketlin Nasto (Tirana)              1’46”59

200 metra bretkosë                  Ketlin Nasto (Tirana)              3’56”09

50 metra shpinë             Luna Djarmati (Stela)              39”09

100 metra shpinë           Luna Djarmati (Stela)              1’25”50

50 metra delfin               Arla Dermishi (Stela)              32”22

100 metra delfin             Arla Dermishi (Stela)              1’11”97

SI EKIP: STELA 118 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: ARLA DERMISHI (STELA) 921 PIKË FINA

 

KATEGORIA C

MESHKUJ

50 metra stil i lirë           Drini Karanxha (Stela)            35”38

100 metra stil i lirë                   Nikolas Çaushi (Stela)             1’24”44

200 metra stil i lirë                   Nikolas Çaushi (Stela)             3’08”59

400 metra stil i lirë                   Albi Deda (Stela)                     5’53”96

50 metra bretkosë          Albi Deda (Stela)                     43”94

100 metra bretkosë                  Albi Deda (Stela)                     1’36”09

200 metra bretkosë                  Tomas Nasto (Tirana)             3’40”09

100 metra shpinë           Drini Karanxha (Stela)            1’3122

200 metra shpinë           Drini Karanxha (Stela)            3’10”88

100 metra delfin             Elio Skënderi (Stela)                1’45”00

SI EKIP: STELA 294 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: ALBI DEDA (STELA) 447 PIKË FINA

FEMRA

50 metra stil i lirë           Evie Asllanaj (Stela)                35”28

100 metra stil i lirë                   Evie Asllanaj (Stela)                1’18”94

200 metra stil i lirë                   Evie Asllanaj (Stela)                2’59”19

400 metra stil i lirë                   Alma Bardhoshi (Stela)           7’21”22

50 metra bretkosë          Sibora Dushaj (Stela)              52”10

100 metra bretkosë                  Sibora Dushaj (Stela)              1’56”60

200 metra bretkosë                  Sibora Dushaj (Stela)              4’05”88

200 metra shpinë           Vanesa Ujka (Stela)                 1’39”62

SI EKIP: STELA 199 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: EVIE ASLLANAJ (STELA) 587 PIKË FINA