Sot Durrësi mirëpret  Kampionatin Kombëtar të Notit.

Ekskluzive me Presidentin e Federatës Shqiptare të Notit Agim CCiraku: Thyerja e rekordeve kombëtare në pishinat 50 m do ta lartësojë nivelin e kampionatit. Kategoritë pjesmarrëse, orari i garave, ccmimet dhe nderimi i ish “Thesarit të Notit”, Taq Dafa.  Flasin trajnerët  Fetishaj e Canaj :“Duel” kampionësh

NOT/ Kampionati Kombëtar starton sot në pishinën “Taq Dafa”, Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku tregon për pritshmëritë, pret që fjalën ta thotë pishina

Agron KAJA

NOA

Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit, për sportin e notit do të jetë si një test i mbylljes së sezonit veror në pishinë 50 m. Sot dhe nesër do të zhvillohet Kampionati Kombëtar që përfshin të gjitha moshat dhe kategoritë, të cilët do përfaqësojnë ekipe nga veriu e jug i Shqipërisë, në pritje janë edhe garues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Një event ky që zhvillohet në pishinën me emrin e të Madhit “Taq Dafa”, i cili është menduar të kujtohet me një nderim të veçantë gjatë këtyre garave. Të gjitha këto i tregon në intervistën e tij Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku, i cili është nisiatori i këtij nderimi, i cili mendohet se do ta ndryshojë atmosferën në ditën e parë të garave, për ta sjellë Taq Dafën në madhështinë e tij si notar, por edhe si një Polisportist në Shqipëri. Kujtojmë se Taq Dafa mbetet notari ikonë në notin shqiptar, dhe jo vetëm. Biseda me zotin Çiraku e sjell Kampionatin edhe më pranë lexuesit.

Nga një rizgjedhje për mandatin e katërt si President i FSHN, zbrisni në pishinë në veprimtarinë e parë, si ndjeheni?

Rizgjedhja ime si President i FSHN-së është një vlerësim që komuniteti i notit ka për punën time, jo vetëm në mandatin e fundit, por në tre mandatet së bashku. Ndryshimet cilësore kanë qënë të prekshme dhe ndjehem i detyruar për më shumë punë e përgjegjësi.

Çfarë do të sjellë ndryshe Agim Çiraku në këtë mandat të katërt si President i FSHN-së?

Unë e theksova në Asamble pas rizgjedhjes, se kisha edhe pengje, por bëra edhe premtime. Peng më ka mbetur mosmarrja e një burse olimpike për notarët, dhe premtim mbetet rehabilitimi i pishinave, me fokus një impiant të ri në Tiranë.

E ka mundësinë FSHN-ja ta ngrejë një impiant (pishinë) të re?

Në fakt, këtë lajm e bëri publik Presidenti i KOKSH-it,Fidel Ylli gjatë punimeve të Asamblesë. Është një projekt i Qeverisë shqiptare për ndërtimin e një qëndre sportive moderne afër Rinasit, ku është parashikuar edhe një pishinë 50 m me kapacitet 2 mijë vënde.

Në programin e punës suaj në këtë event është edhe dhënia e një dekorimi ish-notarit “Ikonë” Taq Dafa, sa i saktë jam?

Plotësisht i saktë jeni. Ne si Federatë Shqiptare e Notit e mendojmë si një detyrim respektimin e historisë, dhe kur flasim për Taq Dafën, historia e notit shqiptar bëhet edhe më e prekshme nga brezat që garojnë, dhe ata që do jenë të pranishëm.

Ky kampionat në Durrës çfarë risi do sjellë gjatë zhvillimit të garave?

Do jetë një kampionat ku do marrin pjesë një numër i konsiderueshëm notarësh, meshkuj e femra. Dhe më e veçanta është se, matjet e kohës gjatë garave do të bëhen me tabelën elektronike, e cila i ndihmon notarët në administrimin e garës.

Organizimi dhe zhvillimi i garave nga ana juaj si federatë, i ka pritshmëritë për një aktivitet serioz e konkurrues?

Patjetër që po, pritshmëritë tona janë për rezultate të mira në këtë event. Sepse ne jemi federatë që bashkëpunojmë me skuadra dhe individë, të cilat në objektin e punës e synimet e tyre kanë ambicien e konkurrimin sa më cilësor në gara.

Në vitin e kaluar në pishinën “Taq Dafa” u thyen disa rekorde kombëtare, i prisni edhe këtë herë?

Këtë pyetje me rekordet kombëtare ma keni bërë shpesh dhe unë ndjehem mirë në përgjigje, sepse ato i kanë shtuar notarët me kohët rekorde. A do ketë edhe këtë herë rekorde? Unë besoj e shpresoj, notarët dua që të më lexojnë këtë “merak”.

Ky kampionat është i fundit në pishinë të hapur 50m, është kjo një stinë e vakët për notarët shqiptarë?

Për deri sa nuk kemi një pishinë të mbyllur 50m, stina për garimin e notarëve mbetet e vakët. Por edhe pishina 25m në Resortin “Te Stela” na e plotëson paksa këtë boshllëk. Kjo është një problematikë që me kalimin e kohës të gjejë zbatim.

Sot në këtë kampionat në Durrës, çfarë do t’i uroni garuesve e trajnerëve?

Urimi është tradicional në çdo event. Të zhvillohen gara me rivalitet në çdo disiplinë, notarët të jenë si gjithmonë shëmbull në garë e jashtë saj. Do t’u kërkoja durrsakëve e pushuesve që të vijnë në pishinën “Taq Dafa”, nuk do zhgënjehen.

 

KATEGORITE

Fëmijë        (M+F)

Kat-A          2010-2011

Kat-B          2012-2013

Kat-C          2014-2015

Të Rinj       (M+F)

Datëlindja 2006-2009

Të Rritur    ( M+F)

Datëlindja 2005

dhe më të rritur

 

ÇMIMET

Garuesit Më të mirë

Notar&Notare

Kupa Kampion

Ekipi fitues (M+F)

Kupa Kampion

Individët fitues

në tre vëndet e para

Medalje Kampioni

Çdo fituesi në garë

Do jetë një kampionat ku do marrin pjesë një numër i konsiderueshëm notarësh, meshkuj e femra. Dhe më e veçanta është se, matjet e kohës gjatë garave do të bëhen me tabelën elektronike, e cila i ndihmon notarët në administrimin e garës.

 

 

Taq Dafa, Polisportisti dhe “Thesar” i Notit

 

Gjatë zhvillimit të garave të Kampionatit Kombëtar, që do zhvillohet në Durrës në datat 31 gusht-1 shtator, Federata Shqiptare e Notit do të organizojë një veprimtari në nderim të figurës së notarit Taq Dafa. Në këtë vlerësim, që mbetet në konsideratat më të larta, Federata Shqiptare e Notit ka menduar që t’i akordojë titullin “Nder i Notit Shqiptar”-“Babai i Notit Shqiptar”. Është një titull që këtë figurë madhështore do ta mbajë në jetë të jetëve me notarët shqiptarë brënda e jashtë vëndit tonë, por edhe me gjithë durrsakët që me emrin e tij kanë marrë sa e sa konsiderata të merituara. Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku, veç nderimit do të “zbardhë” më shumë aktivitetin e kollozit të notit shqiptar, Taq Dafës.

 

ORARI I GARAVE

31 gusht-1 shtator 2024

PARADITE

Nxemje            09:00-10:00

Gara                10:00

PASDITE

Nxemje            15:30-16:30

Gara                16:30

 

PROGRAMI I GARAVE

Dita e parë, 31 gusht 2024

PARADITE

200 m Stil i lirë           M+F

100 m Flutur               M+F

50 m Bretkocë M+F

400m Katërnotim        M+F

50 m Shpinë                M+F

PASDITE

50 m Stil i Lirë            M+F

200m Katërnotim        M+F

50 m Flutur     M+F

800 m Stil i Lirë          M+F

Stafetë 4X100 m Mix

Miks                            M+F

 

Dita e dytë, 1 shtator 2024

PARADITE

1500m Stil i Lirë         M+F

100 m Bretkocë           M+F

200 m Flutur               M+F

100 m Shpinë              M+F

Stafetë 4X100 m

Stil i Lirë                     M+F

PASDITE

100 m Stil i Lirë          M+F

200 m Shpinë              M+F

400 m Stil iLirë           M+F

200 m Bretkocë           M+F

Stafetë 4X200 m

Stil i Lirë                     M+F

 

RREGULLORJA E KAMPIONATIT

FSHN organizon në datat 31 gusht deri më 1 shtator 2024 Kampionatin Kombëtar për Fëmijë, të Rinj dhe të Rritur (M+F). Ky kampionat u rezervohet notarëve dhe notareve të teseruar në ekipet e federuar në FSHN. Në këtë veprimtari mund të marrin pjesë edhe notarë (M+F) nga Kosova dhe notarë (M+F) anëtarë të LEN dhe FINA pa të drejtë kualifikimi. Kjo veprimtari do të zhvillohet në pishinën me përmasa olimpike 50 m me 8 korsi, “Taq Dafa” në Durrës. Garat e këtij kampionati do të zhvillohen me tabelë elektronike dhe çdo ekip ka të drejtë të marrë pjesë në një garë të vetme me tre notarë, për kategorinë Fëmijë, të Rinj dhe të Rritur.