Skënderbeu me “shpatë në dorë”, protestë në shesh dhe ndaj UEFA-s

477
Situata mediatike rreth shkëmbimit të akuzave në rrjetet sociale mes Skënderbeut dhe UEFA-s, tashmë duket se po merr një rrugë të re. Sepse klubi korçar ka vendosur që të hedhë në gjyq dy avokatët e UEFA-s për keqinterpretim të shprehjeve të avokatit të tyre, ndërsa sot për këtë problem, qytetarë korçarë do të protestojnë ndaj vendimit ekstrem të mundshëm nga UEFA. Me një komunikatë për shtyp, FK Skënderbeu sqaron deklaratën e avokatit Zukereti, duke u tërhequr vëmendjen mediave për keqinterpretim, dhe mbi të gjitha, paralajmëron me gjyq Inspektorët e UEFA-s, pasi sipas klubit korçar, ata kanë keqpërdorur deklaratën e avokatit. Gjyq pas gjyqi, ndoshta kjo do të jetë taktika e re e mbrojtjes anti-trukim.
Sigal