Në Spanjë, divizionet e ulëta bëhen “kryefjala” e basteve pa fund

659
Sikundër një vit më parë, edhe këto ditë ka plasur një skandal i trukimit të ndeshjeve në futbollin spanjoll. Epiqendrat kanë qenë provincat e Mursias, Barcelonës, Badahozit, Albasetes dhe Madridit. Dyshohet se dy ish-futbollistë, një nga Primera Division dhe një nga Segunda Division, të cilët kishin lidhje me kompanitë e basteve në Kinë, kishin bindur lojtarë të ndryshëm, të paktën 5 të tillë, që të merrnin pjesë në trukime. Një nga kokat e rrjetit që trukonte ndeshjet është ish-futbollisti Honan Garsia, i cili ka luajtur edhe në La Liga, me Atletik Bilbaon.

Disa lojtarë vinin baste online edhe për ndeshjet ku luanin vetë, dhe fitonin deri në 5.000 euro në një ditë. Sipas policisë, edhe Liga spanjolle e futbollit ka qenë pjesë aktive e hetimit.
Sigal