VIDEO/ “E kishte një të verdhë”: shikoni reagimin qesharak të Mourinho kur zbuloi se Sterling nuk u ndëshkua

582
Sigal

Jose Mourinho në mënyrë komike kaloi nga buzëqeshja në një sprint agresiv, për të protestuar tek arbitri i katërt, menjëherë pasi asistenti i tij i tha se Raheem Sterling e kishte një karton të verdhë përpara incidentit të ‘hedhjes’.

Portugezi ishte nervoz që në ndërhyrjen e anglezit ndaj Dele Alli, ku mori vetëm të verdhë, por e kishte harruar këtë fakt kur Sterling u përpoq ti merrte një penallti duke stimuluar një kontakt me Lloris.

Pankina nuk është asnjëherë një vend i qetë kur Jose Mourinho është aty, por reagimi i pabesueshëm i Special One tërhoqi më shumë vëmendje edhe se vetë fitorja e Spurs përballë Manchester City.