Sigal

Një goditje në fytyrë nga … Cristiano Ronaldo. Përfundimi është syze të thyera dhe hunda e çarë. Protagoniste e këtij episodi është Elena Di Martino, një tifoze e Juventusit, e cila ishte e pranishme dje në mbrëmje në “Allianz Stadium” në ndeshjen mes bardhezinve dhe Chievos.

Episodi ndodhi gjatë nxehjes së të dyja skuadrave, teksa portugezi lëshoi një goditje padashje në fytyrën e saj.

“Të marrësh një goditje nga CR7 gjatë nxehjes, nuk ndodh me të gjithë. Falënderoj miqtë në sektorin e ultrasëe të cilët më ndihmuar”. Ky ishte mesazhi i tifozes juventus, e cila e intervistuar nga “Corriere della era”, ka bërë dhe pak shaka: “Cristiano është një idhull për mua. Pas kësaj goditje pres që të më ftojë për dark”.