Partizani-Tirana/ Magji nga zona në zonë e Xhixhës, dyfishohen shifrat (VIDEO)

148
Sigal

Partizani dhe Tirana luajnë sot derbin e parë të kryeqytetit në “Air Albania”, i cili pritet të kthehet në arenën e një përballje të zjarrtë siç ka qenë shpesh në vitet e fundit mes dy skuadrave.

Një sfidë që mund të tregojë edhe më shumë pretendimet dhe formën që po kalojnë dy skuadrat, me Partizanin që është kryesues dhe me Tiranën që për momentin e ndjek në distancë. Por derbi historikisht ka qenë i paparashikueshëm pavarësisht vendit në tabelë dhe ka ndodhur shpesh edhe që të ndryshojë fatin e sezonit për dy ekipet.

LIVE PARTIZANI-TIRANA 0-2
45’+1′, 68′ Xhixha

KOMENTI LIVE

68’ GOOOL TIRANA! Përsëri Xhixha i cili me një kundërsulm të rrufeshëm nga zona në zonë shënon edhe golin e dytë për bardheblutë.

63’ Harkim i rrezikshëm i Muratajt nga e djathta, topi kalon para portës së Bekajt dhe përfundon në fundore.

62’ Hila dhe Husein hyjnë në fushën e lojës në radhët e bardhebluve, me Hasanin dhe Toshevskin të cilët ulen në stol.

59’ Skuka i afrohet rrjetës me një gjuajtje të fortë nga e majta, topi përfundon jashtë katërkëndorit pasi kalon pasqyrën e portës.

54’ Goditje dënimi për Partizanin, Hoti harkon në zonë ku Da Silva gjuan por gjen përgjigjen e Bekajt. Pastaj gjuan Da Silva dhe topi kalon në vijën e portës, prek shtyllën e pastaj largohet nga mbrojtësit, por gjyqtari sinjalizon një pozicion jashtë loje.

48’ Situata zhvendoset në portën tjetër ku Da Silva gjen grushtimin e Bekajt dhe më pas portieri pret goditjen në qendër të Skukës.

48’ Goditje dënimi e Limajt nga distanca, Rexhepi devijon me vështirësi duke ruajtur portën nga goli i dytë.

47’ Sota ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Deliut.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime të tjera në radhët e dy ekipeve.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Tiranës.

45’+3’ Goditje dënimi nga e djathta e Partizanit, Da Silva harkon për Bitrin por gjuajtja e këtij të fundit përfundon jashtë pa gjetur portën.

45’+1’ GOOOL TIRANA! Shënon Xhixha pas një kundërsulmi perfekt dhe një dalje të gabuar të Rexhepit.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

43’ Harkim perfekt i Buxhelajt nga e majta për Skukën në anën tjetër por gjuajtja e tij fluturimthi përfundon jashtë.

42’ Largohet nga fusha e lojës Patrik për t’i bërë vend Limajt, pasi Aleksi do të kthehet në qendër të mbrojtjes në këto minuta.

37’ Karton i kuq për Lulajn. Mbrojtësi ndalon Skukën në kufijtë e zonës teksa po nisej drejt portës. Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë dhe vetëm pasi topi del jashtë, një minutë më vonë, shkon të shohë pamjet me VAR. Pas verifikimit të pamjeve, ai i nxjerr kartonin lojtarit të bardhebluve si i fundit në momentin e aksionit.

32’ Xhixha me një kombinim me Hasanin dhe Patrik mundohet që të hyjë në zonë, por ndalet në kufijtë e zonës së rreptësisë.

30’ Presing i lartë i Tiranës e cila po mundohet të mbajë Partizanin sa më larg katërkëndorit të Bekajt.

26’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Deliu tenton me forcë nga jashtë zonës por nuk ka shënjestrën për të gjetur portën.

25’ Mrekulli e Rexhepit! Portieri i Partizanit pret penalltinë e gjuajtur nga Xhixha.

24’ Pas dy minutash verifikim, Xhaja akordon penallti për bardheblutë.

xhaja var

19’-22’ Patrik hyn në zonë dhe merr një pasim në qendër pro pastaj rrëzohet pas një kontakti me Matondo, Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë ndërsa më pas pret përgjigjen edhe nga VAR. Ai vendos që të shkojë të shohë vetë pamjet.

16’ Gjuajtje e fortë e Skukës nga e djathta, sfera përfundon jashtë katërkëndorit të bardhebluve duke mos shqetësuar Bekajn.

16’ Gjuajtje e fortë e Skukës nga e djathta, sfera përfundon jashtë katërkëndorit të bardhebluve duke mos shqetësuar Bekajn.

11’ Kërkojnë prekje topi me dorë të kuqtë pas një tentative në zonë por Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë.

10’ Kombinim i shpejtë mes Skukës dhe Da Silva, por tentativa e këtij të fundit për të Hyrë në zonë ndalet nga mbrojtja e bardhjebluve.

4’ Fillimisht Deliu nga e djathta e pastaj Patrik nga e majta tentojnë pasimet në qendër të zonës, por asnjëri nuk ia del që të gjejë një shok skuadre, i ndalur nga mbrojtja e kuqe.

2’ Menjëherë rrezikshëm Tirana me një gjuajtje nga e djathta të Kallakut, pro ky i fundit nuk ia del të shenjëstroje portën.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania”

FOMRACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Da Silva, Hoti, Skuka.
Trajner: Xh. Kolela

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Lulaj, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Hasani, Kallaku, Xhixha, Patrik.
Trajner: O. Shehi

Gjyqtar: Juxhin Xhaja