Livepool i vë syrin Gotzen, ofron shifra të çmenduara

381
Liverpooli shikon mundësinë që të përforcohet për edicionin e ri në Premier League. Mediet e huaja raportojnë se Redsat janë të interesuar për shërbimet e futbollistit të Bayernit, Mario Gotze. 
Sipas portalit britanik “Daily Telegraph”, Liverpooli është shprehur i gatshëm të paguajë 68 milionë euro për shërbimet e lojtarit gjerman. Në pamje të parë duket edhe si një shifër e çmendur nga ana e Liverpoolit, e cila kërkon me ngulm futbollistin dhe në fakt e rivalizon Juventusin, që është në përpjekje për mesfushorin gjerman. 
Bayerni e ka transferuar Goetzen për 40 milionë euro dhe tani nuk dihet ende e ardhmja e tij.
Sigal