Zgjedhjet në Bullgari, ja çfarë tregojnë sondazhet e para, cila parti kryeson

122
Sigal

Partia e ish-kryeministrit bullgar, Bojko Borisov duket se është partia fituese e zgjedhjeve që u mbajtën sot në Bullgari, duke siguruar 25% të votave, sipas exit poll-it Alpha Research.

Partia konservatore “Gerb” e ish-kryeministrit Bojko Borisov është fituesja e zgjedhjeve bullgare duke siguruar 25.% të votave sipas exit poll-it Alpha Research. Sipas sondazheve, pason partia e rivalit të tij, centristit Kirill Petkov, me 19% të votave.

Megjithatë, ka të ngjarë që Bojko Borisov ta ketë të vështirë të sigurojë partnerë për të formuar një qeveri.

Kujtojmë se sot Bullgaria mbajti zgjedhjet e katërta në më pak de dy vjet. Këto janë zgjedhjet e katërta në 18 muajt e fundit, në mes të pritjeve se do të prodhojnë një Parlament të fragmentuar dhe bisedimeve të vështira për të formuar një koalicion qeverisës.

Bullgaria, me një popullsi prej afër 7 milionë banorësh, është në krizë politike që nga viti 2020, kur vendi u përball me protesta mbarëkombëtare pas zemërimit të publikut të akumuluar për shumë vite për shkak të korrupsionit. Pjesa më e madhe e zemërimit ishte lidhur me liderin shumëvjeçar Boyko Borisov, dhe partisë së tij Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB).

Qeveria e fundit, e udhëhequr nga Kiril Petkov, kolapsoi në qershor vetëm gjashtë muaj pasi mori mandatin, pasi njëri prej partnerëve doli nga koalicioni qeverisës.

Petkov, që udhëheq partinë pro-referomave, Ne Vazhdojmë Ndryshimin (PP), është përballur me sfida në përmbushjen e zotimeve të tij për të çrrënjosur korrupsionin.