Tragjike në Venecia/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në ujë, vdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 vajzë italiane

36
Sigal

Tre të rinj rreth të njëzetave, Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.

Pasi kanë thyer parmakët dhe kanë dalë nga rruga, makina me të cilën udhëtonin ka përfunduar në një kanal. Trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve.

Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese dhe pasi theu parmakët mbrojtës, ra nga një urë e vogël mbi lumin Reghena.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tragjedia thellohet edhe më tej pasi një prej viktimave, Altin Hoti, pak muaj më parë kishte humbur vëllanë në një aksident automobilistik.