Skëndërbeu dhe Tirana ndajnë 1 pikë në sfidën e luajtur në Korçë

36
Sigal

Takimi mes Skëndërbeut dhe Tiranës ka përfunduar me rezultatin 1-1. Të dy skuadrat ndajnë nga 1 pikë e cila nuk kënaq asnjërën prej tyre.

Atmosfera ishte mjaft e zjarrtë në Korçë dhe ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Nikaj, i cili shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 26′. Pak përpara përfundimit të pjesës së parë Kaina barazoi shifrat për Tiranën.

Në pjesën e dytë trajnerët bënë ndërrime po rezultati mbeti i pandryshuar.

Ky barazim i mban korçarët në vendin e gjashtë me 14 pikë, 4 më pak se Tirana e vendit të tretë.