Sergio Ramos sposton Kumanin dhe hyn në historinë e La Ligas, është mbrojtësi më me shumë gola

343
Sigal

Me golin e realizuar dje në mbrëmje kundër Real Sociedadit, Sergio Ramos është bërë mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në historinë e kampionatit spanjoll. Me penalltinë e shënuar në San Sebastian, kapiteni i Real Madridit ka prekur kuotën e 68 golave, duke lënë pas shpine Ronald Kumanin.

Këtu ka një ndryshim të madh. Holandezi, në kohën e tij te Barcelona, ishte gjuajtësi i penaltive dhe nga 67 golat që ka realizuar, 46 kanë ardhur nga pika e bardhë. Në rastin e Ramosit, janë vetëm 12 golat e shënuar nga 11 metrat. Gjatë viteve, Ramos ka spitakut në luftën në ajër, prej ku ka shënuar 33 gola. Nëse konsiderojmë të gjitha veprimtaritë në nivel klubi golat janë 98, ndërsa ka shënuar dhe 21 me kombëtaren spanjolle.

Sa për kronikë, ka një mbrojtës që ka shënuar më shumë se Ramosi, edhe ai flamur i Real Madridit: bëhet fjalë për Fernando Hierron, që ka shënuar 105 gola. Por në rastin e Hierros, një pjesë e golave janë realizuar kur mbulonte një rol më të avancuar në fushë.