Shqipëria me tre mungesa në San Marino, mesfushori largohet nga grumbullimi

237
Sigal

Shqipëria luan të mërkurën në transfertë ndaj San Marinos, ndeshje e vlefshme për Grupin I në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Në prag të kësaj sfide, FSHF, ka njoftuar se ka ndryshime në listën e kuqezinjve. Klaus Gjasula është larguar drejt Gjermanisë dhe Florian Kamberin e Odise Roshi kanë shfaqur probleme dëmtimesh.

I pari është i pezulluar me kartonë të verdhë dhe nuk mund të luajë kundër San Marinos, kurse për fierakun pritet të bëhen kontrolle të tjera. Gjithsesi nuk do të ketë prurje të reja, pasi trajneri Reja ka alternativa të tjera për mesfushën dhe sulmin.

NJOFTIMI –Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen së hënës një seancë të letë stërvitore në kompleksin Tropikal. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime shkrythëse, ndërsa ato që qëndruan në stol një seancë më të plotë.

Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino, ku të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit 2022. Kombëtarja ka mbërritur në orët e pasdites në San Marino, ndërsa për ndeshjen e tretë do të ketë disa ndryshime ne organikë.

Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë.

Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rikuperohet për ndeshjen”.