Shqipëria arrin suksesin e parë në Konya, mundësi Zelimkhan Abakarov fiton medaljen e argjendtë

254
Sigal

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në “Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2021” që po mbahen në Turqi.

Mundësi Zelimkhan Abakarov fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 65 kg në përballje me kampionin Olimpik Aliyev.

Kështu suksesi i parë kuqezi në Konya mban firmën e sportit të mundjes. Zelimkhan Abakarov siç dihet është një sportist nga Çeçenia, i afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë.

Image

Image