KATEGORIA E PARË/ Zëvendëstrajneri i krutanëve Shkëlzen Rustami, tregon ecurinë në 20 ndeshje.
Agron KAJA
Kategoria e Parë do të luajë të shtunën dhe të dielën javën e parafundit të fazës së dytë, javën e 21-të. Në kalendarin e ndeshjeve, përballjet duken sa delikate, aq edhe interesante. Delikate, sepse të gjitha skuadrat kanë interesat e tyre për një renditje më të mirë në tabelë. Interesante, sepse të treja skuadrat kryesuese luajnë në transfertë. Por si parashikohen këtë sfida, dhe cilat janë pritshmëritë? Këtë e sqaron profesionalisht specialisti i futbollit Shkëlzen Rustami, njëherësh edhe zëvendëstrajner i Kastriotit, i cili për gazetën “Telegraf” u shpreh mes të tjerave se, Kategoria e Parë është duke u zhvilluar me garë të fortë dhe me rivalitet. “Në Kategorinë e Parë janë luajtur 20 javë (120 ndeshje), dhe unë mendoj se është duke u zhvilluar një garë shumë e fortë, gati si një Superiore e dytë. Sepse duke i parë të gjitha skuadrat, dukshëm kemi të bëjmë me kampione e nënkampione të Superiores, apo fituese të Kupës së Shqipërisë. Aktualisht janë 12 ekipe të forta, ku rezultatet e paparashikueshme janë të pranishme në çdo ndeshje”, kështu e nisi dje bisedën zëvendëstrajneri i Kastriotit Shkëlzen Rustami, i cili tregoi se për skuadrën e tij, rëndësi ka që të arrihet synimi final në fundin e fazës së dytë, renditja në gjashtë skuadrat e para. “Në 20 javë, mendoj se Kastrioti është shprehur nën vlerat e tij, sepse me 27 pikët e grumbulluara, mundësitë kanë qënë për më shumë. E kemi filluar që në fazën përgatitore duke e formatuar ekipin, dhe nuk jemi mërzitur asnjëherë nga puna. Me trajnerin e parë Ramadan Ndreun, jemi munduar që të përshtatim vlerat e lojtarëve, dhe bashkë me ta e pranojmë se nuk jemi ku duam. Duke ju referuar katër javëve të fundit me 2 fitore dhe 2 humbje, skuadra ka zhvilluar lojra të mira, por rezultati nuk na ka sjellë buzëqeshjen e duhur. Në të gjitha ndeshjet kemi luftuar deri në minutat e fundit dhe kemi luajtur me luftë të fortë sportive. Por e pranojmë se ekipi ynë është në rregull në të gjithë treguesit”. Ndërkohë që, në javën e 21-të Kastrioti pret në fushën e tij Kukësin, dhe për Rustemin zëvendëstrajner, kjo është një ndeshje e rëndësishme. “Luhen dy javët e fundit të fazës së dytë dhe për ne, ndeshja me Kukësin mbetet shumë e rëndësishme. Sepse duhet të arrijmë objektivin tonë që në dy fazat e para të renditemi në gjashtë skuadrat më të mira. Fitore me Kukësin, dhe sikur barazim në Gjirokastër, jemi brënda objektivave tona”, kështu e mbylli dje bisedën zëvendëstrajneri krutan, Shkëlzen Rustami.
ABISSNET SUPERIORE-NDESHJE DJE
Vllaznia nis shkëputjen, Vora shikon nga mbijetesa

Tashmë Vllaznia po u a merr dorën fitoren, dje ndaj Vorës ishte e gjashta rradhazi duke bërë një tjetër hap para në rrugën e saj drejt titullit kampion. Dhe i
ka mjaftuar një tjetër gol i të zakonshmit Kallaku, i cili është kthyer në forcën kryesore të fazës sulmuese në këtë pjesë të sezonit. Edhe Dodaj duhet të shënonte në minutën e 87-të për 0-2, ndërsa Daka nuk arriti të gjente golin e barazimit në minutën e 60-të, Më pas, shkodranët menduan vetëm që të administronin lojën, ndërsa Vora provoi në çdo mënyrë të barazonte, por pa sukses. Kështu, me vërshëllimën përfundimtare ishte skuadra shkodrane që morri tri pikët e radhës, të cilët i japin shkëputjen nga ndjekësit. Ndërsa Vora, ndoshta do ti duhet të fillojë të shohë skuadrat që vijnë nga pas, sepse mund t’i rrezikojnë mbijetesën.
Vllaznia-Vora 1-0
Shënues: Kallaku 45+1’
Përmbysja ndaj Bylisit, Partizani merr tre pikë në Ballsh

Partizani merr një fitore të vështirë në Ballsh, por të merituar. 80 vjetori i krijimit të klubit, dje u festua edhe në Ballsh me tri pikë. Me një përmbysje në 10 minutat e fundit të ndeshjes, Partizani tregoi se vazhdimësia me fitore do ta ngjisë në renditje. U quajt si një ndeshje e “çmendur”, sepse prodhoi lojë dhe raste të pastra për shënimin e golit, kishte edhe pretendime për penallti nga dy ekipet, por solli edhe golin e debutuesit Fokam te Bylisi. Por ky avantazh për Bylisin do ta mbante nën tension ndeshjen, ku Partizani e kishte lënë për në fund “ëmbëlsirën” e tij me protagonistë Tomën dhe Hjumen. Me 30 pikë, Partizani i “troket” Dinamos me 34, dhe e ndezi që dje “derbi”-in e javës së 24-t me Tiranën. Ndërsa Bylisi mban vendin e 8-të, dhe zona e mbijetesës tashmë është më se evidente.
Bylis-Partizani 1-2
Shënues: Sandeu 30’ /
Toma 81’, Human 90+1’
Sot ndaj Laçit, FC Lushnja në “skaner”disiplinor
Në vendimet e ditës së enjte, te skuadrat e Kategorisë së Parë, vetëm Lushnja ishte objekt i dënimeve, ku shkak u bënë sjelljet e tifozerisë në sfidën me Burrelin. Përveç 50 mijë lekë dënim, e ka pësuar edhe zyrtari Marjus Sula me 4 ndeshje pezullim, duke e bërë skuadrën paksa më të dobët sot në sfidën përballë Laçit. Ndeshja e sotme në Lushnje, edhe një “skaner” displinor për vazhdimësinë e kampionatit.

KATEGORIA E PARË
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java e 21-të
E shtunë, 7 shkurt 2026
Apolonia-Pogradeci 13:30
Kastrioti-Kukësi 13:30
Korabi-Skënderbeu 13:30
Lushnja-Laçi 13:30
E dielë, 8 shkurt 2026
Besa-AF Luftëtari 13:30
Burreli-Iliria 13:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 20 47
2.Laçi 20 42
3.Pogradeci 20 39
4.Burreli 20 29
5.Kastrioti 20 27
6.Iliria 20 25
7.Besa 20 24
8.Korabi 20 23
9.Apolonia 20 23
10.Lushnja 20 20
11.AF Luftëtari 20 15
12.Kukësi 20 12



















