“DERBI” I KRYEQYTETIT / Dy “zonjat” e futbollit përballen të shtunën në sfidën e 185-të, flasin Mahir Halili dhe Artan Mergjyshi: Tirana-Dinamo, dueli historik në dritëhijet e renditjes

SPECIALE NGA AGRON KAJA

NOA

HISTORI-BILANC-AKTUALITET

 

Ndeshjet ekstreme

Ndeshja e parë

Qershor 1950

Tirana-Dinamo            0-1

Ndeshja e fundit

3 dhjetor 2025

Dinamo C-Tirana        6-2

 

Bilanci në Superiore

Ndeshje                       153

Fitore Tirana                65

Fitore Dinamo             52

Barazime                     36

Golat               229-202

 

Bilanci në Kupë

Ndeshje                       31

Fitore Tirana                9

Fitore Dinamo             16

Barazime                     6

Golat                    32-44

 

Bilanci total

Ndeshje                       184

Fitore Tirana                74

Barazime                     42

Fitore Dinamo             68

Golat                 261:246

 

 

KF TIRANA

Renditet në vëndin e 10-të

me 20 pikë: 4 F, 8 B, 10 H,

Golat 18:33

DINAMO CITY

Renditet në vëndin e 4-t

me 34 pikë: 9 F, 7 B, 6 H,

Golat 27:16

Halili: Në këtë moment, Tiranës i duhet vazhdimësi me fitore

Java e 23-të e Superiores luan “derbi”-n e kryeqytetit Tirana-Dinamo City, si do shërbejë ai për Tiranën?

Duhet të shërbejë vetëm për tri pikët. Në këtë sfidë, Tiranës i duhet fitorja për t’u shmangur nga zona e mbijetesës. Në këto momente ku ndodhet, nuk i lejohen gabimet dhe i duhet vazhdimësi me fitore. Kjo është një sfidë karakteri e mbijetese.

Në këtë “derbi” të 185-të, Tirana është më inferiore në renditje në raport me Dinamon, do ndikojë kjo në rezultat?

Dinamo ka pozita më të mira në tabelën e renditjes, sepse ndodhet në katër skuadrat e para që synojnë zonën “Final 4”. Por Tirana do jetë më e fokusuar te fitorja në këtë “Derbi”, sepse fitorja e shmang nga zona e mbijetesës në Superiore.

Mund të kenë ndikim dy ndeshjet që këto skuadra kanë luajtur në dy fazat e para mes tyre?

Mendoj se nuk do të ndikojnë dy fazat e para, sepse Tirana ka shumë rritje në fazën e tretë. Ndërsa te Dinamo mendoj se do ndjehet lodhja e disa humbjeve rresht. Gjithsesi, trajnerët do t’i përgatisin skuadrat për më të mirën e tyre.

Tirana-Dinamo kanë luajtur mes tyre 184 ndeshje në kampionat e kupë, me bardheblutë superiorë, sa do ndikojë historia?

Kur luajnë dy ekipe në “derbi” si ky i kryeqytetit, gjithmonë ka patur supriza. Sepse janë ekipe të forta që kanë nxjerrë yje në futbollin shqiptar. Ndaj mendoj se historia nuk ka ndikim direkt në rezultat, por edhe realiteti në renditje nuk ndikon.

Jemi një ditë para zhvillimit të “Derbi”-t, cili është parashkimi juaj për rezultatin e tij, dhe pse?

Unë mendoj se fiton Tirana, për të gjitha argumentet më sipër. Më duhet edhe një herë të them se, në ndjeshje të tilla ka pak ndikim renditja aktuale. Në nivel nuk kanë shumë diferenca, ndërsa Tirana me përforcimet ka rritje në nivelin e lojës.

Në karrierën tuaj si futbollist me Tiranën, sa herë e keni luajtur “derbi” me Dinamon dhe si e kujtoni?

Unë “derbi”-n e kryeqytetit e kam luajtur edhe në përbërje të Tiranës, por një vit edhe me Dinamon. Me Tiranën kam luajtur mbi 16 ndeshje dhe kujtoj se përgjegjësia ka qënë e madhe. Tirana ka tifozeri që i jep adrenalinë kësaj sfide.

Ku e mendoni Tiranën në fundin e fazës së katërt të Superiores 2025-2026?

Natyrisht që Tirana nuk do ta ketë të lehtë në fazën e tretë dhe të katërt. Mendoj se si piksynim primar do të ketë qëndrimin në Superiore. Sepse ndryshe, do rrezikonte shumë. Gjithsesi, Tirana ka shanse që të mbijetojë në Superiore.

Nuhiu hedh “benzinë” në prag “Derbi”: Këto ndeshje nuk njohin tabelë!

“Ndeshjet e derbit nuk njohin tabelë. Ne vijmë nga një fitore shumë e rëndësishme,  por na duhet me përulësi, përqëndrim dhe ta zhvillojmë këtë sfidë të re për gjithsecilin që të tregojë vlerat e veta”, kështu e vlerësoi dje trajneri Adrian Nuhiu i Tiranës, ndeshjen e sotme “derbi” me Dinamon. “Është një ndeshje e rëndësishme për Tiranën, futbollistët, por edhe tifozët. Skuadrës i kemi thënë se si të ballafaqohet nesër (sot), dhe të na shërbejë për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje”.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026     

Ndeshjet-Java 23

Dje, e premte 6 shkurt 2026

Vllaznia-Vora                0-1

Bylis-Partizani               1-2

AF Elbasani-Teuta          2-1

Flamurtari-Egnatia          0-1

Sot, e shtunë 7 shkurt 2026

Tirana-Dinamo City       13:30

RENDITJA       

Skuadrat             Nd     P

1.Vllaznia             23      45

2.Egnatia              23      42

3.AF Elbasani       23      42

  1. Dinamo City 22 34
  2. Partizani 23 30

6.Teuta                 23      27

7.Vora                  23      25

8.Bylis                  23      20

9.Tirana                22      20

10.Flamurtari        23      19

 

Mergjyshi: Dinamo ka avantazh renditjen, por edhe qetësinë

Java e 23-të e Superiores luan “derbi”-in e kryeqytetit Tirana-Dinamo City, si do shërbejë ai për Dinamon?

Ky “derbi” me Tiranën vjen në një moment jo të mirë për Dinamon, sepse ka disa ndeshje që nuk po shprehet mirë në lojë. Katër ndeshje pa shënuar, tregon se skuadra nuk po funksionon mirë, kryesisht gjatë ndeshjeve në muajin janar 2026.

Në këtë “derbi” të 185-të, Dinamo është më superiore në renditje në raport me Tiranën, do ndikojë kjo në rezultat?

Derbet janë të paparashikueshëm dhe ndryshojnë nga situatat në tabelën e renditjes. E rëndësishmë është se Tirana e ka jetë a vdekje këtë sfidë dhe i duhet fitorja për t’u shmangur nga zona e mbijetesës. Aktualiteti i tyre ka rëndësi.

Mund të kenë ndikim dy ndeshjet që këto skuadra kanë luajtur mes tyre në dy fazat e para?

Nuk mendoj se do të ndikojë te Dinamo, sepse ka një skuadër me elementë cilësorë dhe me shumë alternativa. Sepse vazhdimësia për çdo skuadër ka një cikël me ulje e ngjitje dhe unë besoj shumë te zgjedhjet e trajnerit Ili Daja.

Tirana-Dinamo kanë luajtur mes tyre 184 ndeshje në kampionat e kupë, me bardheblutë superiorë, sa do ndikojë historia?

U shpreha më sipër se ndeshjet “Derbi” të kryeqytetit kanë qënë dhe janë të pa parashikueshëm. Aktualisht, Tirana ka nevojë për pikë dhe luan sezonin, ndaj dhe do bëjë maksimumin. Por avantazhi në renditje dhe qetësia, mbeten për Dinamon.

Jemi një ditë para zhvillimit të “Derbi”-t, cili është parashkimi juaj për rezultatin e tij, dhe pse?

Nisur nga të gjitha argumentet e mia në këtë bisedë, unë them se ndeshjen Tirana-Dinamo e fiton Dinamno 2-1. Ndoshta duket si një parashikim emocional nga ana ime, por kështu e mendoj dhe kam një siguri. Dhe një barazim nuk do ishte keq.

Në karrierën tuaj si futbollist me Dinamon, sa herë e keni luajtur “derbi” me Tiranën dhe si e kujtoni?

Nuk kam shumë statistika, por në 10 kampionate që kam luajtur me Dinamon, në Kupë dhe në kampionat mund të kem luajtur më shumë se 40 ndeshje “derbi”. Të dyja skuadrat atëhere kanë qënë të forta, por jam afër e afër në fitoret dhe humbjet.

Ku e mendoni Dinamon në fundin e fazës së katërt të Superiores 2025-2026?

Dëshira ime është që të renditet e para, por teknikisht duken më afër Vllaznia, AF Elbasani dhe Egnatia. Gjithsesi, janë edhe 14 javë për tu luajtur në kampionat dhe mendoj se do të renditet në katër vëndet e para në zonën “Final 4”. I uroj fat.