Vendimi/ Incidentet në ndeshjen kundër Polonisë, UEFA dënon Shqipërinë

83
Sigal

UEFA nuk është kursyer në masat e saj disiplinore për ngjarjet e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë, duke caktuar një supergjobë për FSHF, por edhe duke urdhëruar mbylljen me kusht të tribunave pas portës në “Air Albania” për takimin e radhës.

Pasi ka vendosur 44 mijë euro gjobë për të gjitha shkeljet e ndryshme që janë konstatuar gjatë gjithë ndeshjes në “Air Albania” dhe që kanë lidhje me tifozerinë shqiptare apo me vetë organizimin e dobët të FSHF, UEFA vendosi që të mbyllte dy tribunat pas porte të stadiumit për ndeshjen e radhës. Por kjo mbyllje do të jetë me kusht, pasi do të hyjë në fuqi vetëm nëse konstatohen shkelje të tjera të këtij lloji në dy vitet e ardhshme.

NOA

VENDIMET

SHQIPËRIA

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 30,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës Shqiptare të Futbollit (pra e gjithë tribunës veriore dhe jugore) gjatë ndeshjes së ardhshme (1) të kompeticionit të UEFA-s në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit luan si shoqatë pritëse, për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e sendeve dhe aktet e dëmtimit. Mbyllja e pjesshme e stadiumit në fjalë pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e kalimeve publike.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për sjelljen e pahijshme të skuadrës së saj.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mediat e paautorizuara në fushë.

Polonia

  • Të gjobisë Federatën Polake të Futbollit me 15,000 euro dhe të ndalojë Federatën Polake të Futbollit që t’u shesë bileta tifozëve të saj jashtë vendit për ndeshjen e radhës (1), për hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Kjo ndalesë për shitjen e biletave pezullohet për një periudhë provuese prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.
  • Të gjobisë Federatën Polake të Futbollit me 5000 euro për akte dëmtimi.
  • Të urdhërojë Federatën e Futbollit të Polonisë që të kontaktojë Federatën Shqiptare të Futbollit brenda 30 ditëve për shlyerjen e dëmeve të shkaktuara nga mbështetësit e saj, pra për karriget e thyera.
  • Të paralajmërojë Federatën Polake të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.